Aty ku ndodhet zemra e autoreve te filmit

Aty ku ndodhet zemra e autorëve të filmit

Por kohërat e arta të autorëve të famshëm, në festivalin e Venecies kanë kaluar. Megjithatë më 6 gusht Venecia shijoi edhe njëherë  famën e kohëve të shkuara: Festivali më i lashtë i filmit, në botë, festoi 75 vjetorin e tij.

Festivali ndërkombëtar i Kanës është shumë i rëndësishëm. Aty lidhen marrëveshjet. Në festivalin e filmit në Berlin prezantohen rrymat e reja. Ndërsa në Venecie është zemra e kinematografisë. Kjo ka të bëjë jo vetëm me atmosferën e qytetit të lagunave, por dhe me faktin që në Venecie lindi ideja për hapjen e një ekspozite filmi. Para 75 viteve u hap festivali i parë i filmit në botë.

Çmimin e parë e mori filmi horror "Dr. Jekyll dhe Mr. Hyde" i Ruben Mamulianit (Rouben Mamoulian). Ky film u shfaq në verandën e hotelit të ri Excelors, në plazhin e Lidos. Kryetari i  atëhershëm i Bienales në Venecie Konti Volpi, ishte jo vetëm një industrialist shumë i pasur, por edhe një ndër miqtë e Musolinit. Çmimi fitues i festivalit mbante pikërisht emrin e Musolinit. Kjo tregon, që ky festival ishte nën kontrollin fashist. Ky aktivitet ishte i organizuar nga tri shtetet e fuqishme: Gjermania, Italia dhe Japonia. Çmime të tjera fituese iu dhanë Leni Rifenshtalit (Leni Riefenstahl) madje edhe djalit të Musolinit, Vitorio. Hapja e kësaj ekspozite i ngjante me një mbledhjeje partie.

Fillimi i festivalit, në 1947, në oborrin e pallatit Dukal të Venecies, vlerësohet edhe sot si një ndër aktivitetet më të famshme të bienales së filmit. Pati dhe një çmim të ri- "Luani i artë", i cili renditet krahas çmimit "Oskar" dhe "Palmës së Artë" të Kanës, që janë çmimet më të lakmuara të filmit në botë.


Koha e famshme e Bienales filloi. Në Venecie u zbuluan Akira Kurosava (Akira Kurosawa)dhe Ingmar Bergman (Ingmar Bergmann). Edhe regjisorët a famshëm italianë si Viskonti (Visconit), Antonioni dhe Felini (Fellini) kanë kurorëzuar këtu suksesin e tyre. Festivali i filmit u kthye në një platformë të sigurt për zbulimin e autorëve të rinj të kinematografisë. Viti 1968 shënon suksesin e filmit gjerman. Çmimi i festivalit iu dha Aleksandër Kluges (Alexander Kluge), me filmin "Artistët e hutuar, në kupolën e cirkut". Në të njëjtin vit ky festival u bë pikësynim i protestave rinore. Të njëjtat protesta të lëvizjeve rinore përfshinë festivalin e filmit në Berlin dhe në Kanë. Por vetëm bienalja e filmit në Venecie e ndërpreu aktivietetin e saj për 11 vite.

Viti 1979: Një fillim i ri, por tashmë në një periudhë, kur numri i festivale të filmit kishte arritur shifrën 600. Këtu festivali i Venecies zbuloi filmin gjerman. Në vitin 1981 Margarete fon Trota (Margarete von Trotta) mori "Luanin e artë", për filmin e saj "Koha prej plumbi". Në vitin 1982 Vim Venders (Wim Wenders) mori çmimin e parë për filmin e tij kritik ndaj Hollivudit "Niveli i gjërave". Seriali i famshëm "Atdheu", i Edgar Rajcit (Edgar Reitz), u festua dhe u nderua, në të gjithë Venezien. Festivali i Venecies përfshin në historikun e tij rreth 25 drejtues dhe vlerësohet shumë në konkursin e botës së filmit. Pa Venecian nuk do të ekszistonin festivalet e tjera të filmit. Një konkurencë e fortë ishte dhe themelimi i një festivali të ri në Romë, dy muaj më vonë. Po kjo krizë u kapërcye. Tani po bëhen përpjekje konkurimi, në fusha të tjera. Bienalja e artit të filmit në Venecie është po aq e pathyeshme, sa vetë qyteti. Po bëhen plane për ndërtimin e një pallati të kinemasë. Qeveria e majtë, në Romë, ka premtuar dhënien e fondeve. Motoja e akivitetit është caktuar nga Federiko Felini (Federico Fellini) para shumë kohësh: "Rroftë kinematografia".


 
Josef Schnelle : DW-Morld


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama