Atletike / Nuk ka finale per Izmir Smajlajn e mbyll ne vendin e 21

Atletikë / Nuk ka finale për Izmir Smajlajn, e mbyll në vendin e 21

Atleti Izmir Smajlaj nuk ka arritur të kualifikohet për në finalen e kërcimit së gjati në Rio 2016. Sportisti 23 vjeçar kishte si synim pikërisht kualifikimin mes 12 më të mirëve të aktivitetit.

izmir smajlaj

Por në garën e zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit, Smajlaj ka përfunduar vetëm në vendin e 12 në Grupin A të kualifikueseve. Ai regjistroi 7,72 metra në kërcimin e tij të parë, ndërsa si objektiv i kishte vënë vetes distancën 8 metër që do të kishte qenë e mjaftueshme për të arritur në finalen e aktivitetit.

13934946_1187391251304224_7784276946760048372_n

Në provën e dytë, Smajlaj nuk arriti të përmirësonte kërcimin e parë, duke regjistruar 7,61 metra, ndërsa bëri faull në kërcimin e tretë.

izmir smajlaj

Me këtë distancë, Smajlaj e mbylli grupin kualifikues në vendin e 12, i 21-ti në 36 garues. Duhet theksuar se sportistit shqiptar do t'i kishte mjaftuar një kërcim prej 7,86 metrash për t'u kualifikuar në finale, një distancë të cilën ai e ka kaluar disa herë më parë gjatë karrierës së tij ku si rekord kombëtar ka vendosur kërcimin 8,03 metra.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama