Ministri shqiptar humbi 80 mije euro ne kazino

Ministri shqiptar humbi 80 mije euro ne kazino

Plot 80 mijë Euro ka humbur një ministër shqiptar në një kazino në Kalkidiki të Selanikut në Greqi. Ngjarja ka ndodhur gjatë këtyre ditëve ku dhe ministri po pushon në një hotel me 5 yje në atë zonë, ndër më të shtrenjtit dhe më të njohurit.

Bëhet fjalë për ministrin e Financave Arben Ahmetaj, i cili rrezikoi që të mbahej peng nëse nuk dorëzonte paratë që humbi në kazino.

Denoncimi është bërë në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruan se Ahmetaj dërgoi brenda natës në doganën e Bilishtit shoferin e tij për të marrë paratë.

Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Arben Ahmetaj alias Tom Cruise po pushon ne Kaklidiki ne hotelin me te shtrenjte.
Ministri Ahmetaj la ne nje nate, ne Kazinone e Hotelit, 80 mije euro.
Ministri Ahmetaj dergoi urgjent shoferin ne doganen e Bilishtit per te marre nga hajdutet e tij aty edhe 80 mije euro qe te paguante dhe te mos e mbanin peng! sb

“Pershendetje Doktor Berisha jam nje puntor shqiptar qe punoj ketu ne nje Hotel ne Kalkidiki te Greqise Ketu ne hotel me 5 yje po kalon pushimet ministri arben ahmetaj, shoke te mij te punes e kane pare ate ne kazinon e Hotelit Porto Karra .Eshte hoteli me famoz atje. Ka marre dhomen me te shtrenjte
Ministri brenda nje nate atje ka lene 80 mije euro. Edhe ka cuar shoferin e tij ne doganen e Bilishtit po ate nate te marre 80 mije euro te tjera se rrezikonte ta mirrnin peng po te mos dorzonte parat!”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama