Asteroidi 270 metra i gjate kalon prane Tokes

Asteroidi 270 metra i gjate kalon prane Tokes

Natën e datës 17 dhe 18 shkurt  një asteroid gjigant ka kaluar shumë pranë Tokës. Por afrimi i tij nuk ishte shqetësues, pasi asteroidi 2000 EM26 nuk përbënte rrezik për planetin tonë.  Shkëmbi gjigant me gjatësi 270 metra iu afrua Tokës me një distancë minimum prej tetë herë më të madhe se sa distance që ndan Tokën nga Hëna. Distanca ishte shumë e largët, por kalimi i tij pranë Tokës është klasifikuar si “potencialisht asteroid i rrezikshëm”. Ai do të jetë mjaftueshëm afër sa të monitorohet dhe të merret në studim nga teleskopët që ndodhen në Ishujt e Kanarinave. Kalimin e tij pranë Tokës që do të ndodhë rreth orës 03:00 mund ta ndiqni live në YouTube.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama