Artiste shqiptare dhe kosovare ekspozite ne GKA me punimet e tyre prej qelqi

12046720_1653401731574576_3369157419694043878_nTIRANE, 9 Tetor/ATSH/- Në artin bashkëkohor një medium dhe material si qelqi, me gjithë cilësitë dhe karakteristikat e tij të brendshme, si dhe simbolet që mbart mbi vete, mund të përçojë idenë se arti është i pashprehshëm, transhendental. Edhe pse nga ana shoqërore dhe kulturore, qelqi ka veçantitë e tij, ai kurrë nuk mund të reduktohet vetëm në kontekst, i cili kontribuon në diskursin social, por mund të mos jetë tregues i tij.

Nga ana tjetër, qelqi mund të zgjidhet qëllimisht si një mekanizëm ideal që strehon diferencat, ose thekson ndasitë e mëdha, për aq kohë sa është i lidhur pazgjidhshmërisht me debatin e përditshëm brenda diskursit masiv të shoqërisë, qoftë ky publik apo privat, i thellë apo banal, argumentuar nga një pozicion rigoroz estetik apo etik.

Do të jenë 16 artistë shqiptarë dhe kosovarë pjesë e ekspozitës, "SiO2 - Arsyeja e Brishtësisë / Artistët bashkëkohorë përballen me qelqin". Ky event do të zhvillohet në Galerinë Kombëtare të Arteve nga data 20 Nëntor 2015 - 03 Janar 2016.

GKA sqaron se, procesi i përzgjedhjes nga VestAndPage ka vlerësuar ato propozime të cilat:
a) Angazhohen në mënyrë më kritike me një kulturë pamore dhe konsumeriste që ndryshon me shpejtësi, dhe:
b) Ngrenë pyetje dhe konfirmojnë dallime të rëndësishme në sferën private, shoqërore dhe politike, përmes një vlerësimi të qartë artistik dhe konceptual të materialit të propozuar - qelqit - për të eksploruar kuptime dhe interpretime të veprës së artit në vetvete: rolin dhe ndikimin e saj në jetën bashkëkohore.

"Të përfshihesh në mënyrë aktive për ti dhënë formë ambientit rrethues nuk mjafton për të qenë (apo, gabimisht të mendosh se je) krijues novator: së pari duhet të kuptojmë dhe të perceptojmë qartë mjedisin rreth nesh, teksa në mënyrë simultane hetojmë në mënyrë kritike shtytjet tona të brendshme pulsuese. Në fakt, dhënia kuptim dhe gjenerimi i reflektimeve të mëtejshme është pasojë e një vepre arti ndjerë thellësisht si domosdoshmëri dhe urgjencë, e jo si shkak i një qëndrimi artistik shkruar nga artisti a priori, shpesh arnuar qëllimisht me sforco dhe me rrezik edhe për punën vetë", thuhet në njoftimin për mediat.

GKA thekson se "patëm 29 (njëzetenëntë) aplikime: 16 (gjashtëmbëdhjetë) nga artistë shqiptarë dhe kosovarë, si dhe 13 (trembëdhjetë) artistë nga vende të ndryshme (Siri, Tunizi, Rusi, Poloni, Republika Çeke, Gjermani, Francë, Australi/Greqi, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Brazil). Këto trembëdhjetë aplikime të fundit të dërguara online nga vende të ndryshme për fat të keq u refuzuan sepse thirrja e hapur u adresohej në mënyrë të qartë vetëm artistëve të skenës kulturore dhe artit shqiptar.

7 artistët shqiptarë të përzgjedhur nga thirrja e hapur për fazën e mëtejshme janë:

1. Eros Dibra
2. Oltsen Gripshi
3. Shqipe Jonuzi
4. Sead Kazanxhiu
5. Ermela Teli
6. Klodian Deda
7. Ermal Baboçi & Linda Doçi

Artistët shqiptarë do tu bashkëngjiten listës së artistëve të ftuar dhe përzgjedhur nga kuratorët për të qenë pjesë e kësaj ekspozite të cilët janë:

Marina Abramovic & Ulay
Chris Burden
Tony Cragg
Jan Fabre
Joseph Kosuth
Boris Nieslony
Yoko Ono
Jaume Plensa
Douglas Quin
Lawrence Weiner
Armando Lulaj
Leonardo Cimolin
Dana Dal Bo
Seamus Farrell
Andrea Morucchio
Nelda Ramos

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama