Arti i marredhenieve publike ne kohen bollekut te patates

Arti i marrëdhënieve publike në kohën bollëkut të patates

Kur duan të ilustrojnë absurditetin me të cilin persekutoheshin njerëzit, nën totalitarizëm, për një fjalë goje, të sjellin zakonisht shembullin e atij që kish përfunduar në burg pse kish thënë që "nuk ka patate."

Aq më i efektshëm bëhet ky ilustrim, po të kujtojmë se si po reagohet zakonisht sot, ndaj atyre që ankohen, në parim, për mungesën e patateve; sepse sot vërtet nuk të futin më në burg, por mund të të futin ndonjëherë në kllapë.

Sot do të kremtohet, anembanë Shqipërisë, dita pa patate në treg. Bashkohu edhe ti me ne!

Po nuk e sheh që je trashur si hipopotam? Akoma kërkon të hash? Karbohidratet komplekse që përmban patatja janë tejet të dëmshme për shëndetin.

________________________________________

Ky artikull u botua fillimisht në revistën Peizazhe të fjalës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama