Argjinarja

Argjinarja qe dikur ua ndalonin grave Argjinarja (Cynara scolymus) eshte nje bime me origjine mesdhetare, me nje kercell te gjate dhe nje lule, e cila ben pjese ne familjen Asteracé. Kercelli i saj shkon deri ne 1,5 m. Gjethet mbulojne njera tjetren dhe ne lulezim, nje lule e madhe i del ne krye. Ate e gjejme sot me emrat si argjinare, artichaut (frengjisht) al-harsufa (arabisht), artichoke, sic i thone amerikanet, etj. Mitologjia dhe krijimi i argjinares Bima “cynara” apo “cynara scolymus”, eshte nje derivat i gjembacit te eger qe gjendet edhe sot, por ndryshe nga gjembaci, ate e kultivoi njeriu, duke i dhene pamjen qe ka ne ditet tona. Njihet nga mitologjia historia e krijimit te kesaj bime. Ne kohen e antikitetit greko-romak, tregohej historia se si Zeusi (Jupiteri) ishte magjepsur pas nje vajze te mrekullueshme dhe shume te bukur, te quajtur Cynara, e cila kishte floke bjonde ne gri. Por vajza nuk kishte pranuar te bente dashuri me Zeusin, dhe per kete shkak, hyjnia, e zemeruar, e kishte transmormuar ate ne argjinare, pra me nje kercell te gjate, me petale dhe nje lule ne maje. Argjinarja e ka origjinen nga pellgu i Mesdheut. Disa pohojne se ajo ka shtegtuar nga Mesdheu ne Egjiptin e lashte (2500 vjet me pare), per te ardhur me pas ne Perendim nga shekulli i XV, sic i gjejme gjurmet e saj ne Napoli, ne Sicili. Ajo permendet gjithashtu dhe ne Toskane, ne veri te Italise, ne vitin 1466. Historia deshmon se mbreti francez Louis XIV, ai qe quhej “Mbreti Diell”, ishte nje amator i madh i argjinareve. Eksploruesit spanjolle e cuan kete bime ne Ameriken e jugut dhe ne Kaliforni, nderkohe qe eksploruesit franceze e kultivuan ate ne Luziane te SHBA, e cila ne ate kohe ishte koloni franceze. Dihet gjithashtu se ne kohen e Louis XIV, La Quntinie, i cili merrej me mbjelljen e zarzavateve per familjen mbreterore ne Versailles, kultivonte 5 lloje argjinaresh si argjinarja e bardhe, e kuqe, jeshile, violet dhe argjinarja e embel e Gjenovas. Tregojne gjithashtu se qe nga ajo kohe, ne Portugali zhvillohet nje rit interesant i lidhur me argjinaren, e cila ka te beje me te dashuruarit. Ajo zhvillohet ne diten e 13 qershorit, per nder te Saint-Antoine. Qe prej disa dhjetvjecaresh, ne Castroville te Amerikes zhvillohet festivali i argjinares. Madje ky qytet e ka shpallur veten “Kryeqyteti i argjinares”. Ne vitin 1949, ne kete festival, Marylin Monroe u zgjodh “mbreteresha e pare e Kalifornise”. Argjinarja per te cilen cmendeshin grate Fjala argjinare, eshte pra nje fjale e vjeter, e cila me sa duket, ne formen e sotme, vjen nga nje fjale lombarde, e Italise se veriut, qe quhej “articiocco”. Ne fillim ajo u perdor si ilac dhe nuk kishte hyre ende ne kuzhinen perendimore apo arabe, te cilet e huazuan menjehere. Atehere e shikonin si nje bime afrodiziake dhe shpesh ua ndalonin femrave, qe te mos eksitoheshin. Gruaja e Henri II, Catherine de Medicis, kjo fiorentinase pasionante, ishte nje adhuruese e argjinareve, ndoshta, pasi atehere konsiderohej teper interesante ne marredheniet e ciftit. Ishte ajo qe e kultivoi argjinaren gjeresisht ne France. Me vone, me 1810, nje agronom i zones pariziane, Camus de Bretagne, e kultivoi argjinaren ne varietetin qe kemi edhe sot. Pas tij ishte Violet de Provence qe e zhvilloi me shume kete kulture. Ja pse nder llojet e para te argjinareve qe kemi edhe sot, u quajten « camus de Bretagne » dhe « violet de Bretagne ».

Nje bime anti-oksiduese



Argjinarja eshte nje bime anti-oksiduese qe lufton dhe « radikalet e lire », te cilat gjenden ne organizem dhe jane shkaktare te plakjes se organeve dhe gjithe organizmit. Tek argjinarja ka shume perberes fenolik (acide chlorogenique, narirutine, apigenine, rutinoside) si dhe anti-cianike (cyanidine, peonidine, delphinidine). Po keshtu ne perberjen e argjinares gjejme nje tjeter anti-oksidant te quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kunder kancerit. Inulina eshte nje glucid preboitik qe nuk tretet dhe nuk absorbohet nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorres se trashe. Bakteret e dobishme te zorreve mund ta absorbojne inulinen, e cila eshte e dobishme per funksionimin e mire te zorreve. Ajo kontrollon glicemine dhe lipidet e gjakut.

Por argjinarja eshte shume e mire dhe kunder semundjeve kardio-vaskulare. Ajo ka ne perberjen e saj shume fibra dhe ndihmon kunder kapsllekut, duke kontrolluar gjithashtu dhe diabetin e tipit 2. Disa minerale dhe vitamina perberese te argjinares



Bakri qe gjendet ne argjinare eshte mjaft i dobishem per formimin e hemoglobines dhe te kalogjenit (proteina qe sherben ne strukturen dhe riparimin e indeve); Magneziumi, qe eshte ne perberje te argjinares na sherben ne formimin e kockave dhe ndertimin e proteinave ne veprimet enzimatike. Ai sherben per kontraktimet muskulare, per shendetin e mire te dhembeve dhe funksionimin e sistemit imunitar. Ai luan nje rol ne metabolizmin e energjise dhe transmetimin e flukseve nervore. Hekuri qe marrim permes argjinareve dihet qe eshte mjaft i rendesishem, pasi ai eshte ne perberje te cdo qelize te organizmit. Ai eshte thelbesor ne transportimin e oksigjenit dhe formimin e rruazave te kuqe ne gjak. Luan rol ne formimin e qelizave te reja, te hormoneve dhe neurotransmetuesve.

Vitamina B9 (folate) qe gjendet ne argjinare eshte shume e nevojshme per ndertimin e qelizave te trupit, pra te globulave te kuqe. Ajo luan rol themelor ne prodhimin e materialit gjenetik (ADN, ARN); ne funksionimin e sistemit nervor dhe atij imunitar, si dhe ne cikatrizimin e plageve. Vitamina K, eshte e nevojshme per sintezen e proteinave qe bashkepunojne per koagulimin e gjakut dhe ne formimin e kockave.

Kalciumi qe marrim nga argjinaret na sherben per formimin e kockave dhe te dhembeve, per koagulimin e gjakut, kontrollin e presionit te gjakut si dhe per kontraktimin e muskujve te zemres.

Fosfori eshte minerali i dyte me bollek qe gjendet ne kete zarzavat, pas atij te kalciumit. Ai na sherben per formimin e kockave, dhembeve, per rritjen dhe zhvillimin e femijeve, rigjenerimin e indeve dhe mbajtjen ne nivelin normal te “pH” te gjakut. Ai eshte nje nga perberesit e membranave te qelizave.

Potasium. Argjinarja eshte nje burim i madh potasiumi. Ne organizem, potasiumi sherben per te ekuilibruar “pH” e gjakut, stimulimin e prodhimit te acidit kloridrik nga stomaku, duke favorizuar keshtu tretjen. Ai ndihmon ne kontraktimin e muskujve dhe ne transmetimin e flukseve nervore.

Zinku merr pjese ne reaksionet imunitare ne fabrikimin e materialit gjenetik, ne perceptimin e shijes, cikatrizimin e plageve dhe zhvillimin e fetusit ne bark te nenes.

Gjithashtu, ne argjinare ka nje sere vitaminash si:

Vitamina B1 (thiamine), B2 (riboflavine), B3 (niacine), B5 (acidi pantemik), B6 (pyrodoxine), Vitamina C, etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama