Apple gati te na pushtoje shtepine (Video)

Apple, gati te na pushtoje shtepine (Video)

Kompania “Apple” po përgatitet për ta kthyer iPad-in në një “telekomandë” universale në shtëpi, e cila mund të kontrollojë gjithçka, duke filluar nga televizori tek makina larëse dhe dritat.  Projekti do të përbëhet nga një version krejtësisht i ri i iPhone-it dhe iPad-it të Apple, që do të paraqiten në Konferencën Botërore të Zhvilluesve në San Francisko javën e ardhshme, sipas FT. Një patentë e Apple, e publikuar në nëntor të vitit të shkuar dha detajet e para për sistemin, duke treguar se ai mund të ndizte në mënyrë automatike dritat, kur dikush hynte në shtëpi.

Pritet që sistemi i ri të punojë me produktet automatike ekzistuese të shtëpive, si dritat e lidhura “Philips Hue”. Ndërkohë besohet se firma po punon me firmat e tjera të pajisjeve shtëpiake, për t’u siguruar që ato do të përshtaten me sistemin.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama