Apple-Google perfundon beteja e gjate per patentat

Apple-Google, perfundon beteja e gjate per patentat

Apple dhe njësia e “Motorola Mobility” e Google, kanë rënë dakord të nënshkruajnë një marrëveshje për patentat, në lidhje me teknologjinë e smartphone-ve, duke i dhënë fund njërit prej proceseve më kryesore gjyqësore në fushën e teknologjisë.

Po ashtu, Apple dhe Google kanë rënë dakord të punojnë bashkë në disa fusha të reformimit të patentave, thuhet në një deklaratë të bërë ditën e premte.

Apple dhe kompanitë që prodhojnë telefona celularë duke përdorur programet “Android” të Google, kanë bërë padi ndaj njëra-tjetrës për të mbrojtur teknologjitë e tyre. Apple i akuzonte prodhuesit e telefonave me sistemin “Androit” se ky program kopjonte iPhone-t e saj.

Mirëpo, dy kompanitë vendosën të informonin gjykatën e apelit në Uashington se dosja duhej mbyllur.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama