Apple 1 milion perdorues te rinj cdo jave ne iBooks

Apple: 1 milion perdorues te rinj cdo jave ne iBooks

Keith Moerer, drejtori ekzekutiv i iBooks Store të Apple është shfaqur ditën e sotme në Konferencën Botërore të Librit Dixhital për të folur për iBooks. Gjatë intervistës ai ofroi disa përditësime të statistikave lidhur me vazhdueshmërinë e biznesit të librave të gjigandit Apple.

Moerer theksoi faktin se kompania Apple ka shtuar thuajse 1 milion përdorues të rinj të iBooks në javë, dhe ai mendon se kjo gjë ka ardhur pjesërisht falë instalimit paraprak të këtij aplikacioni në përditësimin iOS 8 këtë shtator. Jo vetëm kjo gjë e ndihmoi Apple që të korrte këtë sukses, por gjithashtu edhe karakteristika Family Sharing e cila ju mundëson më shumë se 6 pjesëtarëve të ndajnë librat e tyre iBooks dhe përmbajtje të tjera në iTunes.

Përsa i përket biznesit të ndarë sipas rajoneve, Moerer vuri në dukje se mundësitë më të mëdha për rritje jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca por kohët e fundit një rritje shumë të madhe e të shpejtë e ka pasur edhe Japonia. Amerika Latine është ende me hapa shumë të ngadaltë por gjithsesi botimet në gjuhën spanjolle “po fillojnë të zënë një hapësirë të konsiderueshme”, sipas Moerer.

Tregu kanadez është raportuar gjithashtu se po ecën mire përsa i përket iBooks dhe mund të numërohen shumë botues francezë të cilët po korrin sukses me këtë platformë në Kanada. Moerer shton faktin “se botimet indiane janë një nga zonat tona me rritjen më të madhe të shënuar”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama