Apolonia me lojtare te rinj klubi kontakton disa te huaj

Apolonia me lojtarë të rinj, klubi kontakton disa të huaj

Pasi kanë "shkrirë" një skuadër të tërë, drejtuesit e Apolonisë po mendojnë për strategjinë e re që do të ndjekin në vijim. Sipas tyre, skuadra do të ndërtohet nga e para me lojtarë të rinj, të moshës 19-23 vjeç. Për këtë qëllim të parët që do të afrohen do të jenë lojtarët që premtojnë për të ardhmen, të dalë nga akademia e futbollit fierak.

apolonia luftetari

Nga klubi bëhet e ditur se janë piketuar lojtarët që do të afrohen nga tregu vendës dhe kanë filluar bisedimet e para me ta. Ndërkohë, janë kontaktuar menaxherë të ndryshëm, të cilëve u është bërë e qartë strategjia e klubit dhe u është kërkuar që të eksplorojnë në pista të ndryshme në tregun e huaj, për të afruar vetëm lojtarë të rinj cilësor.

Sipas burimeve të besueshme brenda klubit bëhet e ditur se punët po ecin mirë në drejtim të merkatos në tregun e huaj. Ajo do të shtrihet jo vetëm në vendet fqinje, por dhe në Nigeri, Togo e deri në Brazilin e largët. Gjithsesi, për momentin, nuk ka asnjë lojtar të afruar dhe të zyrtarizuar, edhe pse CV-të e disa prej tyre janë në duart e drejtuesve.

Trajneri Elidon Demiraj është shprehur se lojtarët, të cilët do të afrohen, do t'u duhet të kalojnë një herë provën. "Duam lojtarë që bëjnë diferencën", ka sqaruar dje tekniku i sapoemëruar i Apolonisë.

Mikel Mbriçaj



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama