Apolonia e re nis nga stoli Mergjyshi drejt rinovimit

Apolonia e re nis nga stoli, Mërgjyshi drejt rinovimit

Apolonia e re do të nisë nga trajneri dhe sipas të gjitha gjasave ekipi do të drejtohet sërish nga Artan Mërgjyshi. Teuta-Besa 0-1. Artan Mergjyshi ne kembeAktualisht, këtij të fundit i ka përfunduar kontrata, por pritet që palët të arrijnë sërish në një pikë të përbashkët dhe të arrihet në rinovim.

Në një prononcim për gazetën, administratori i klubit, Kamber Memallaj, shprehet: "Ai është një trajner profesionist që punon shumë dhe di ta harmonizojë dhe motivojë skuadrën në çdo moment. Për mosarritjen e objektivit, faji ishte i të gjithëve dhe jo vetëm i Mërgjyshit. Kjo na bën që të futemi në bisedime me të për rinovimin e kontratës dhe që ai të jetë sërish trajner i ekipit tonë. Dhe më pas do të nisë edhe ndërtimi i Apolonisë së re".

Edhe vetë trajneri e shpreh dëshirën për të vazhduar sërish punën me fierakët.

"Dëshira ime është që të rinovoj kontratën, por çdo gjë do të vendoset nga bisedimet që do të zhvilloj me drejtuesit e klubit. Dua të vazhdoj një punë të lënë në mes për ta ngjitur Apoloninë aty ku e ka vendin, në Superiore", shprehet Mërgjyshi. I pyetur se nëse do të rinovonte kontratën dhe do të ishte sërish në krye të pankinës fierake, cilët lojtarë do të dëshironte të afroheshin në merkato, tekniku përgjigjet: "Së pari, të zgjidhim problemin nëse do të jem apo jo në krye të ekipit, pasi nuk mund të flas në mënyrë hipotetike.

Megjithatë, do të dëshiroja që merkatoja të bëhej brenda një kohe sa më të shkurtër duke afruar lojtarët e duhur cilësorë dhe me përvojë, në mënyrë që të fillojnë së bashku me përgatitjet për sezonin e ardhshëm", ka përfunduar prononcimin e tij trajneri Mërgjyshi. Apolonia nuk arriti të ngjitej në elitë në fund të kampionatit që përfundoi disa javë më parë.

Përgatiti: Mikel Mbriçaj


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama