Angjinare me vaj

Në tenxhere me vaj ulliri kaurdisen të bardhat e qepëve të njoma me pak miell, pastaj shtohen angjinaret, kaurdisen pak, hidhen karota të prera në copa kubike, patate kokërr dhe në fund bizele të ziera, u shtohet ujë, kripë, piper, kopër, përzihen lehtë, vihet kapaku dhe zihen në zjarr të ngadalshëm derisa të jenë gati. Angjinaret vendosen në mes të pjatës kurse rreth e përqark tyre perimet e tjera. Në fund u hidhet kopër e grirë hollë. Për 4-5 persona duhen: angjinare 1.5 kg, vaj ulliri 2 filxhanë kafeje, qepë të njoma 5-6 copë, karota 4-5 copë, patate 7-8 kokrra mesatare, bizele kokërr 1 filxhan caji, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper, limontoz, kopër.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama