Amerika sulmon ISIS-in me Apache

Amerika sulmon ISIS-in me 'Apache'

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur elementë të rinj në luftën ndaj ISIS-t në Siri dhe Irak. Sipas CNN, ushtria amerikane ka sulmuar me helikopterë “Apache” militantët e Shtetit Islamik në disa prej objektivave të tyre kryesorë.

Sulmet e reja ajrore me “Apache” vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti amerikan Barack Obama kishte kërkuar nga Kongresi që të autorizojë sulmet e reja kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Helikopterët kanë sulmuar militantët në qytetin al-Baghdadi, një zonë e kontrolluar krejtësisht nga ISIS-i.

Amerika i prin koalicionit të Perëndimit kundër terrorizmit dhe deri më tani ka kryer dhjetëra sulme ajrore kundër ISIS-it në Siri dhe Irak.

Ndërkohë që sulmet nga ajri me avionë e helikopterë vijojnë, sipas mediave ndërkombëtare Amerika ka nisur përgatitjet dhe mobilizimin në heshtje për sulmet nga toka duke i paraprirë kështu vendimit të Kongresit Amerikan, i cili pritet të jetë aprovues.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama