Ambasadorja Vlahutin Votimi i 7 projektligjeve pas 11 gushtit

Ambasadorja Vlahutin: Votimi i 7 projektligjeve pas 11 gushtit

Ambadasorja e Be-së Romana Vlahutin ka sqaruar dje ngër?in e fundit të votimit të reformës në drejtësi: votimi e shtatë projektligjeve që shoqërojnë reformën do të bëhet pas 11 gushtit.

E ftuar në emisionin e gazetares Ilva Tare, Zonja Vlahutin deklaroi se shtatë projektligjet mund të votohen në Kuvend vetëm pasi të kenë hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese që u votuan në seancën e 21 korrikut.

"Duhen 15 ditë për të hyrë në fuqi dhe fatkeqësisht deri sa të përfundojë kjo periudhë 15 ditore, nuk ka procedurë apo mundësi në mënyrë që ligjet të kalojnë. Data 11 gusht është data e parë kur këto amendamente kushtetuese do të hyjnë në fuqi. Prandaj çdo gjë do të mund të ndodhë pas datës 11 gusht", u shpreh Zonja Vlahutin.

Deklarata e ambasadores hedh poshtë pretendimet e Partisë Socialiste se ishte opozita ajo që po shtynte miratimin e paketës së plotë të reformës dhe nisjen e zbatimit të saj.

Kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir xhafaj deklaroi një ditë më parë se ligjet ishin programuar të votoheshin për në seancën e 28 korrikut, por ishte opozita ajo që po pengonte procesin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama