Ambasadorja Vlahutin Keni humbur shume shance miratoni reformen sa me shpejt!

Ambasadorja Vlahutin: Keni humbur shumë shance, miratoni reformën sa më shpejt!

"Shpresoj që reforma në drejtësi të miratohet sa më shpejt. Kështu, Shqipëria ka një mundësi për çeljen e negociatave me BE-në. Keni humbur shumë shanse. Ne jemi këtu për t'ju mbështetur, nuk do të heqim dorë, nuk do të humbasim durimin, por nuk mund ta bëjmë ne këtë që duhet të bëni ju."

Kjo ishte deklarata e ambasadores së Bashkimit Europian Romana Vlahutin, bërë sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Ajo tha se procesi i anëtarësimit në BE është një proces politik që kërkon dialogun mes partive. Ndaj ajo i kërkoi shumicës dhe pakicës parlamentare të marrin sa më parë vendimet e nevojshme për reformën në drejtësi.

Deklarata e Zonjës Vlahutin vjen një ditë pas anullimit të mbledhjeve të grupeve parlamentare të PS, LSI e PD, ku ishte parashikuar dhe pjesëmarrja e ambasadorëve Vlahutin dhe Donald Lu.

Dy ditët e fundit, ambasadorët kanë kërkuar publikisht miratimin sa më të shpejtë të draftit të reformës dhe miratimin e saj deri në muaji qershor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama