Ambasada amerikane apel qytetareve Nese nuk voton nuk ke fuqi!

Ambasada amerikane, apel qytetareve: Nese nuk voton, nuk ke fuqi!

Ambasada amerikane vazhdon të përcjellë mesazhe sensibilizuese në prag të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit në Shqipëri. Në një mesazh, ambasada amerikane, nxit votuesit që të marrin pjesë në zgjedhjet për njësitë vendore dhe të mos i braktisin ato.

“Mund të protestosh. Mund të mbështesësh partinë tënde. Mund të jesh dakord ose jo me një vendim të liderëve apo partisë tënde. Por nëse nuk voton, nuk ke fuqi. Bëhu i rëndësishëm. Voto!”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë në profilin e saj në “Facebook”.

Ky është mesazhi i radhës, pas atyre që ka bërë thuajse në çdo dalje ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, ku përveç se fton të gjithë qytetarët të votojnë, u ka bërë apel atyre që të mos e shesin votën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama