Libri Mother Teresa: Saint orCelebrity', një libër i shkruar nga Gëzim Alpion, Lektor në Sociologji dhe Media në Universitetin e Birminghamit, (Angli) do të promovohet të hënën (16 korrik) në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, në kuadër të veprimtarive që po organizohen në kuadër të 10 vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të Nënë Terezës së Kalkutës, bamirëses së madhe dhe nobelistes së paqes me origjinë shqiptare. Mbi këtë libër të botuar në vitin 2007, në Londër, Nju Jork dhe Kanada, nga Shtëpia Botuese Routledge, një ndër shtëpitë më prestigjioze në perëndim, janë shkruar rreth 20 reçensione në tetë vende dhe në pesë gjuhë të ndryshme. Po ashtu ky libër pritet të botohet edhe në Romë në gjuhën italiane në nëntor të 2008-ës.
Sipas Shtëpisë Botuese, Routledge, deri më tani ka patur interesim për të përkthyer librin në disa gjuhë të tjera perëndimore, ndërkohë që libri është planifikuar të ribotohet nga kjo shtëpi botuese edhe në Indi. Gëzim Alpion, shqiptar me banim në Angli aktualisht është Lektor në Sociologji dhe Media në Universitetin e Birminghamit, Zv-Drejtor i Studimeve Pasuniversitare në Departamentin e Sociologjisë, dhe Anëtar Nderi i Institutit për Studime të Avancuara në Arte dhe Shkencat Shoqërore në Universitetin e Birminghamit në Angli. Ai ka zhvilluar biseda dhe leksione në SHBA, Kine, Indi, Afrikë të Jugut, Egjipt, Gjermani, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Dr. Alpion është intervistuar nga gazeta kombëtare dhe ndërkombëtare në Angli, Francë dhe Indi si The Guardian, The Times, Liberation, The Times of India, Hindustan Times, si dhe radio dhe stacione televizive në Angli, Indi, Amerikë, Gjermani dhe France. Ndër veprat që ai ka shkruar përmenden Vouchers, Birmingham UK: University of Birmingham CPS, 2001 ,Foreigner Complex, Birmingham UK: University of Birmingham CPS, 2002 , Mother Teresa : Saint or Celebrity ? London and New York : Routledge, 2007 , If Only the Dead Could Listen (dramë për tragjedinë e Kosovës dhe keqtrajtimin e azilantëve
Marre nga : Gazeta Shqiptare











