Allegri Hernanes do na jape gola do te jete viti i Pogba

Allegri: Hernanes do na jape gola, do te jete viti i Pogba

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur në forumin e teknikëve të Europës në Nion, për merkaton bardhezi, skuadrën, Hernanesin dhe Pogbanë.

HERNANES – “Çfarë pres nga interisti interisti Hernanes? Jam i kënaqur për për ardhjen e tij, sepse është një lojtar me cilësi teknike të rëndësishme, që mund të bëjë shumë gola dhe është i aftë në goditjet e dënimit. Profetit do ti kërkoj golat që garantonin Pirlo e Vidal? Pres të bëjë golat… e… di Hernanes. Të mos harrojmë që është një lojtar i rëndësishëm që bën pjesë në kombëtaren braziliane dhe do të japë një kontribut të rënësishëm për Juventusin”.

KLASIFIKIMI – “Renditje e pamërshishme? Jemi -6 nga kreu dhe normale që nuk kemi bërë një nisje të mirë. Por sezoni është  i gjatë dhe kemi kohë për të rikuperuar. Një nisje kaq të komplikuar e prisje? Vitin e kaluar erdha më 16 korrik dhe skuadra ishte e bërë. Tani kanë ikur lojtarë të rëndësishëm dhe janë blerë të tjerë më cilësi të mira. Kemi një skuadër të mirë, por na prishën disi punë dëmtimet sepse e nisëm përgatitjen ndryshe ngaqë donim të fitonim Superkupën, por pas ndeshjeve të kombëtareve do ta kem të gjithë skuadrën komplete dhe me |qetësi disa gjëra do të shkojnë në vendin e duhur”.

PIRLO, VIDAL DHE TEVEZ – “Duke humbur Pirlon, Vidalin dhe Tevezin keni ndryshuar shumë? Pasi arritëm objektivat vitin e kaluar, bëmë një zgjidhje dhe kuptuam që ishte momenti i duhur për të ndryshuar diçka. Jam i kënaqur se si kanë lëvizur gjatë merkatos drejtuesit tanë dhe jam i bindur që kemi një skuadër për të konkurruar në të gjitha frontet”.

POGBA – “Arritëm t’u rezistonim skuadrave të mëdha për Pogba, por unë nuk kisha frikë se ai do të largohej dhe jam i lumtur që është akoma pasi është një kampion. Duhet të rritet akoma, por jam i bindur që do të bëjë një kampionat të madh”.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama