Al Qaeda francezeve E keni fyer profetin Muhamed u ndeshkuat! Mos u gricni me

Al Qaeda, francezeve: E keni fyer profetin Muhamed, u ndeshkuat! Mos u gricni me

Një zyrtar i Al Qaeda-s ka thënë se sulmet terroriste në Francë ishin në përputhje me paralajmërimin që i kishte bërë Perëndimit, ish-lideri i kësaj organizate Osama bin Laden, për pasojat që do t’i bartin për shkak të fyerjeve të vazhdueshme ndaj figurave të shenjta myslimane.


Përfaqësuesi i Al Qaeda-s në Jemen ka kumtuar se ky grup ka udhëhequr me sulmin mbi revistën satirike “Charlie Hebdo” në Paris, i cili, sipas tyre, është hakmarrje për përdhosjen e nderit të profetit Muhamed.

Kumtesën e Al Qaeda-s, përfaqësuesi i kësaj organizate në Jemen, ia ka dorëzuar agjencisë AP në gjuhën angleze, në të cilën thuhet se “udhëheqësit e degës së Al Qaeda-s në Jemen kanë udhëhequr me operacionin në Paris dhe me shumë kujdes e kanë zgjedhur cakun”.

I tërë sulmi, sipas këtij zyrtari, është kryer në harmoni me paralajmërimet e liderit të ndjerë të Al Qedas, Osama bin Laden, lidhur me pasojat që do të ketë Perëndimi për shkak të fyerjeve të vazhdueshme ndaj figurave të shenjta myslimane”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama