Akuzat te Skenderbeu/ Takaj i kalon me batute Ja pse na sulmojne

Akuzat te Skënderbeu/ Takaj i kalon me batutë: Ja pse na sulmojnë

Hetimi i nisur nga UEFA për Skënderbeun ka "turbulluar" ndjeshëm korçarët. Dyshimet e ngritura për trukimin e disa ndeshjeve nga "qeveria" europiane e futbollit karshi 6 herë kampionëve radhazi të Shqipërisë kanë vënë në lëvizje zyrtarët e klubit.

takajPas konfirmimit të dhënë nga zyra për shtyp, e cila zbardhte edhe disa nga ndeshjet e dyshuara në kampionatin shqiptar, askush nuk ka dhënë kurrfarë detaji për këtë çështje.

Por duket se pas seancës së parë dëgjimore që u zhvillua në zyrat e UEFA-s, ku u mor në pyetje presidenti Ardjan Takaj, situata është qetësuar disi.

Të paktën kjo transmetohet nga vetë drejtuesit. Heshtja vazhdon në fakt, pasi deri dje nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare mbi zhurmën e ditëve të fundit.

Askush nuk di asgjë më shumë apo nuk bën me dije dhe çfarë është deponuar nga pala bardhekuqe në seancën e parë dëgjimore.

Batuta

E, megjithatë, i pari që "thyen akullin" është Ardjan Takaj. I kontaktuar nga "Panorama Sport", presidenti nuk ka dashur të bëjë komente.

Ai ka shmangur detajet për seancën dëgjimore apo akuzat që rëndonin mbi klubin e Skënderbeut, megjithatë me shumë sportivitet është mjaftuar vetëm me një batutë. Sipas tij, këto sulme vijnë pasi tashmë ata janë shumë të mëdhenj.

"Po ça të bëjmë, u bëmë shumë të mëdhenj", tha shkurtimisht kreu i klubit korçar. Kanë qenë këto fjalët e vetme të presidentit, i cili dukej tejet i qetë. Qetësia Qetësia e numrit një të kampit bardhekuq duket edhe në postimet e tij në "Facebook".

Ai është shfaqur aktiv dje në rrjetin e tij social, duke dashur që në këtë formë të qetësojë edhe tifozët. Fillimisht Ardjan Takaj ka postuar një letër urimi të dërguar për ekipin kampion nga presidenti i FIFA-s. Xhani Infantino në këtë letër drejtuar FSHF-së ka shprehur urimet e tij për Skënderbeun, ekipi kampion i Shqipërisë për të gjashtën herë radhazi.

Pas disa orësh, ka hedhur një tjetër foto, ku ishin të afishuara të tre ekipet kampionë të Skënderbeut të sezonit 2015- 2016. Në këtë kolazh fotosh, ai kishte bashkëngjitur ekipin e LLAZI SARO parë, si dhe Skënderbeun U-19 dhe atë U-17.

Një mesazh i qartë për t'u treguar të gjithëve arritjet e klubit nën drejtimin e tij. Këto kanë qenë dy postimet e ditës për presidentin e Skënderbeut, që vijnë fill pas seancës së parë dëgjimore nga ekspertët e UEFA-s.

Dëshmia

Më herët gazeta arriti që të zbardhte dëshminë e Ardjan Takajt në zyrat e UEFA-s. Veç të tjerash, numri një i klubit bardhekuq ka deklaruar se Skënderbeu është i pastër dhe nuk ka asgjë që të shqetësohet.

"Jemi të pastër nga gjithçka që po ngarkohet ndaj klubit tim. Njëkohësisht ndihemi të paragjykuar nga thashethemet që po qarkullojnë për të njollosur imazhin e klubit të Skënderbeut. Asnjë prej provave të paraqitura nga ju nuk janë të faktuara.

Mendoj se këto janë disa konkluzione të nxituara dhe jo prova konkrete për të kompromentuar ecurinë e Skënderbeut në kompeticionet europiane dhe në kampionatin shqiptar.

Nuk mund të na prishin imazhin këto gjëra qesharake", pat deklaruar veç të tjerash presidenti në seancën dëgjimore në Zvicër.

Nuk dihet ende nëse UEFA do të mjaftohet vetëm me deklaratën e Takajt, apo do të marrë në pyetje persona të tjerë.

Fakt është se në seancën dëgjimore, ku Takaj ka dhënë shpjegime për gjithçka, është folur me emra konkretë dhe, për më tepër, ka pasur edhe pamje filmime që UEFA i ka marrë në cilësinë e provës.

LLAZI SARO


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama