Akuzat per ceshtjen Frroku Rama padit PD-ne per shpifje

Akuzat per ceshtjen 'Frroku', Rama padit PD-ne per shpifje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të kallëzojë penalisht Patinë Demokratike në Gjykatën e Lartë për “përshkallëzim të shpifjeve për çështjen “Frroku”, për të cilën opozita akuzon se ka fshehur kërkesën e Interpol Brukselit për arrestimin e deputetit Kristian Demokrat.

Në një postim në “Facebook”, Rama ka thënë se PD-ja duhet të faktojë bazën “ e jashtënxjerrjeve të saj. Nëse ka edhe një provë të vetme për këtë çështjen, unë përgjigjem para ligjit”.

Postimi i plotë

“Një tjetër kalëlzim do të niset një orë e më parë drejt Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, për përshkallëzimin e aktivitetit kriminal të shpifjes nga ana e Shqupit. Përsëri do të duhet të faktojnë bazën e jashtënxjerrjeve të tyre të ditës përpara gjykatës dhe nëse kanë një provë të vetme, jam unë që do të përgjigjem përpara ligjit. Por nëse përsëri do të dalin si qyqarë para trupit gjykues e do të përsërisin avazin e tyre banal, se shpifja është e drejtë e njeriut dhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, atëherë janë ata që duhet të ndëshkohen sipas ligjit. Ky aktivitet kriminal, që zhvillohet përditë nga Shqupi me shpifje ekstreme në mungesë të çdo vizioni, ideje dhe lidershipi, duhet gjykuar jo vetëm me fuqinë e votës, po edhe me forcën e ligjit”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama