Akuzat e Doshit Prokuroria reagon pas deklarates se Berishes Do thirret ne ditet ne vijim

Akuzat e Doshit, Prokuroria reagon pas deklarates se Berishes: Do thirret ne ditet ne vijim

Prokuroria ka sqaruar sot se tre personat që kanë dijeni për cështjen “Doshi”, deputetet Berisha e Fufi dhe prokurori Beçi do të thirren në ditët në vijim për të dhënë dëshminë e tyre.

“Per te menaxhuar sa me mire procesin e marrjes se deklarimeve se personave qe kane dijeni per rrethanat e hetimit ne rastin “Doshi”, emrat e te cileve jane bere publik ne njoftimin zyrtar te prokurorise, si edhe personave te tjere, do te vazhdoj ne ditet ne vijim, sipas nje grafiku qe diktohet nga nevojat e hetimit”- thuhet në një reagim të Prokurorisë.

Reagimi vjen pas deklaratës së ish kryeministrit Berisha dhe deputetit demokrat Mhill Fufi se nuk kanë marrë ftesë nga organi i akuzës për t’u paraqitur për llogari të hetimit të nisur për cështjen “Doshi”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama