Akullore kremi me vanilje

Përgatitja. Kjo është receta bazë për shumë akullore. Zieni qumështin me vaniljen. Punojini të verdhat e vezëve me sheqerin derisa masa bëhet e bardhë dhe e fryrë. Vendoseni në zjarr, hidhni pak nga pak qumësht të nxehtë dhe vazhdoni të përzieni pa e lejuar të marrë valë. Kur kremi e vesh lugën hiqeni nga zjarri dhe filtrjeni në kullesë. Lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Hidheni në makinën e akullores, lëreni për 15-20 minuta. Hiqeni kremin në momentin e servirjes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama