Ajola Xoxa Ju rrefej tre pikat e dobeta te Erion Veliajt

Ajola Xoxa: Ju rrefej tre pikat e dobeta te Erion Veliajt

Në një intervistë përballë Ardit Gjebreas dhe Dalina Buzit, bashkëshortja e kandidatit socialist për Tiranën tha se Erioni nuk është burri perfekt. Tre gjëra, që juristja e përfolur së fundi për përfshirjen në bizneset e dyshuara të pista të Dzanashvilit, tregoi se si i bërtiste Erionit kur ai merrte salsiçen nga frigoriferi dhe e fuste në mikrovalë ku e harronte dhe pajisja shpërthente. Tjetër ves që Ajola nuk pëlqen tek bashkëshorti i saj është telefoni.

“Do t’ja hidhja”- tha Ajola, duke shtuar se Erioni është shumë i lidhur me telefonin e tij.

E treta pikë e dobët që shkakton mërzitjen e 31-vjeçares është momenti kur Erion Veliaj lë këpucët me baltë në shtëpi.

“Kur unë vij në shtëpi dhe gjej kepucët e Erit sa hap derën, me baltë, pasi është kthyer nga ndonjë fshat i Tiranës, nervozohem”, – rrëfeu për E Diela Shqiptare Ajola Xoxa.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama