Ansi Agolli ka fituar Kupën e Azerbajxhanit me ekipin e tij të Karabakut. Mbrojtësi ka arritur një tjetër sukses pas fitimit të titullit kampion me skuadrën azere.
Koha e rregullt e ndeshjes mes Karabakut dhe Neftci Baku u mbyll 0-0. Takimi shkoi në shtesë dhe në kohën pritej që skuadrat t'i drejtoheshin pikës së penalltive, Madera shënon në minutën e 120´.
Agolli luajti si titullar në këtë sfidë. Pas suksesit të arritur në Azerbajxhan, mbrojtësi pritet t'i bashkohet ekipit kombëtar në Austri.