Afirmohet strategjia e Microsoft njihuni me modelet Lumia

Afirmohet strategjia e Microsoft, njihuni me modelet Lumia

Lumia 535 ishte produkti i parë Lumia, me markën e Microsoft, një telefon 130 dollarësh, i cili zbuloi edhe ambiciet e kompanisë për të rritur audiencën e Windows Phone, duke ulur koston. Microsoft konfirmoi sot se do t'i përmbahet kësaj strategjie me nxjerrjen në shitje të dy modeleve të reja Lumia 435 dhe Lumia 532. Që të dy telefonat do të kenë një ekran 4 inç dhe do të kushtojnë më pak se 100 dollarë, pa taksa. Lumia 435 është modeli me koston më të ulët (69 euro), e prodhuar ndonjëherë nga kompania. Ajo çfarë në suprizon është prezenca e Windows Phone 8.1 me përditësimin më të fundit Lumia Denim. Por surprizat nuk mbarojnë këtu, ndërsa telefoni ka 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të dhënash.

Këto specifika bazike i zotëron edhe Lumia 532 me përjashtim të kamerës prej 5 Megapixel, krahasuar me 2 Megapixel të Lumia 435. Modelet kanë të njëjtin çip, Qualcomm Snapdragon 200, por Lumia 532 ka një proçesor katër bërthamësh në vend të Lumia 435 që fuqizohet nga një proçesor dy bërthamësh. Këto diferenca sjellin edhe ndryshimin prej 10 Euro në kosto mes dy smartfonëve. Dy modelet e reja Lumia do të jenë në shitje muajin e ardhshëm në Europë.

 

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama