Aferdita

Aferdita
Nga muret mbështetëse,për të zbritur në lëmin e Peçit është një e tatëpjetë e mbuluar me barërat e stinës. Ka buisur lulëria në këtë  kodrinë. Dhe erëzon mjalti. Bletët shkojnë e vijnë. Por ngjyra e florinjtë rrëzuar është ndër lulëri.

Tempulli i Afrodites në qytetin antik të Amantisë gjendet në lëmin e Peçit. Përse i është sajdisur ky emërtim,kushedi cili ka qenë Peçi.Por lëmi është një fushë e vogël e ngrehur posaçërisht,për vend falje apo kultesh. Nuk ka patur ndonjë rrugë kushedi që nga koha e kooperativizmit, që rrugëtonte në të tjetrin kah,por në këtë  drejtim pra zbritja nga muret ku gjendet i kapur murri dhe shkëmbi do të jetë edhe pjesë e një projekti rrugor lidhës të siteve arkeologjike me rrugina të brendshme .Nga akropoli zbret poshtë në distancë por diku mbi 400 hapa. Tempulli shquhet qartazi,sepse gurët janë të vendosur  dhe planimetria është në sipërfaqe.

Duket që është një tempull. Blloqe guri të gdhendur parapelpiped me përmbajtje gëlqerore. Por informatat më të vlefshme i ka sjellur S.Anamali. Besohet se aty nga viti 1950 në këtë shesh që gjendet në distancë nga muret rrethuese është bërë një lloj sondazhi për të gjetur për të njohur llojin e godinave. Shenja e parë, që dha rezultati ishte se kjo ndërtesë ishte tempulli. Në të vërtetët edhe sot e kësaj dite në vendin e quajtur Lemi i Pecit, gjendet tempulli i Afroditës. Ç’farë u zbulua  në këtë shesh. Themelet e tempullit ato qartazi duken. I orientuar jugperëndim, verilindje. Ka formë katërkëndëshe.

 Themelet që sot janë tepër të ruajtura mirë kanë gjatësi12.15m,me gjerësi 6.75m.Blloqet që e formojnë atë kanë këto përmasa 1.20 me 1m të gjerë. Sipas konkluzioneve të para, që nxorën arkeologët nga shenjat që shquheshin në tokë dukeshin se tempulli ka qenë i rrethuar me shtylla,por gjurmë të tjera murresh ja ku shfaqen edhe brenda tij. Ne jug lindje te majës shkëmbore te Ploçes, afërsisht 200-300 m. poshtë saj, gjendet një pllaje jo shumé e madhe, një ta rracé e sajuar, té cilën banorét e fshatit e quajnë Lémi i Pecit. Kjo pllaje lidhet me akropolin nëpërmjet një qafe mjaft té gjérë e deri-diku té sheshtë e cila vazhdon deri te muret ku ndodhej edhe një porte; anët e tjera té kores janë te pjerrëta. Nga veriu dhe sidomos nga lindja, kodra ka qené përforcuar me një mur mbështetës me kontraforca. Sheshi i vogël dhe muret mbështetëse té anéve  kané qené béré me qéllim që aty té ngrihej një godiné monumentale.

Per te njohur karakterin e godinës né Lëmin e Pecit né vitin 1950 u be një sondazh. Mbi sipërfaqe u gjetén trungje shtyllash dhe një tok gurë té skalitur, te thyer. Sondazhi né Lëmin e Pecit nxori né drite themelet e dy godinave.



Godina e pare, me e lashté dhe pa tjetër me kryesoja, zinte thuajse mesin e pllajës TA Ajo ishte e orientuar nga jugperëndimi né verilindje. The melet e godinës janë té gjaté nga 12,15 m. dhe té gjerë 6.75 m. Ato përbehen nga disa bloqe paralelepiped gëlqerore 1-1.20 m. té gjaté dhe 0.90-1 m. té gjerë te punuar miré. Blloqet kane faqet e lëmuara dhe mjaft té drejta, duke dale nga sipërfaqja e tokës 10 cm. Godina ka një planimetri katérkéndéshe me hyrjen nga jugperëndimi; né këtë ané zgjaten, né té dy qoshet, dy, bloqe 1 m. té gjaté. Pas hyrjes ka patur njé ambient 5.75 m. té gjaté; ai ndahet nga ambienti tjetër, me i vogël (2,30 m. i gjaté) nga një mur 1 m. i trashé. Përreth dhe brenda këtyre gurëve té themeleve janë ruajtur edhe gjurmé té tjera muresh. Para dhe prapa blloqeve té themeleve u gjetén pjesé té një shtroje prej rrasash té mëdha, 2 m. té gjera, té rrethuara nga bloqe me té vegjël se té parét dhe né një nivel me ta. Një shtroje tjetër (0,8 5 m. e gjeré) dhe bloqe gurësh ka edhe né dy krahët e vegjël té godinës. Dy radhe blloqesh 0,50 m. té gjerë gjenden edhe né ambientin e vogël né fund të godinës, né një nivel me blloqet e mureve anësore. Bloqe gurësh ka edhe brenda dhe jashtë ambientit té pare por tê çrregullt.

Këto duhet t’i përkasin një ndërtimi dhe përdorimi té dyté të godinës, me té cilën duhet té lidhen disa mbeturina shumé té pakta mozaiku, té përbëra nga shtresa e poshtme e tij dhe kubikë të shpërndare andej e këtej.

Té dhënat tregojnë se themelet i përkasin një tempulli, qé ngrihej né këtë pllaje te vogël. Tempulli, përse del nga përmasat e tij, ka qené i vogël; ai, mesa duket nga ato pak mbeturina qé shihen, ka qené i rrethuar me shtylla. Midis frag menteve arkitektonike té gjetur té shpërndare né Lemin e Pecit, ka edhe trun gje shtyllash një trung shtylle donike me diametër 0,80 m. dhe pjesa e nje shtyllëze té vogël, me diametër 0.40 m. Brenda themeleve té tempullit dhe përreth tij, u gjetën fragmente té tjera arkitektonike shumé té thyera, té cilat i përkisnin kësaj godine: këto janë copa gjethesh akanthi, dhëmbëza, astragalé e veza prej guri gëlqeror.

Materialet e gjetura, gjaté sondazhit, nuk ndihmojnë për té përcaktuar ko hen kur u ngrit tempulli as hyjninë, kultit tê cilit ai i shërbeu. Jemi té prirur té mendojmë qé tempulli té jeté ndërtuar aty nga shek. III para erës sonë dhe se rindërtimi, shtresa me mozaik té jeté béré né shek. II. erës sonë.

 

Përse tempulli ka emrin e Afroditës. Dhe si e ka shpjeguar Mathieu Areft ermin Afërditë:Afroditë=afër dita. Lindja e Afërditës perëndesha e Dashurisë,Bukurisë dhe dëshirës është shumë e diskutueshme. Dihen dy versione. Versioni i parë është ai i Homerit që pohon se ajo është bija e Zeusit dhe e Dionesë. Sipas versionit të dytë ajo ka lindur nga deti e zhytur në gjakun e organeve seksuale të sakatuara të Uranit.Ky gjak ka mbarsur detin dhe Afërdita ka dalë nga brenda një dallge e bardhë dhe e bukur në formën e shkumës:Afërdita“e lindur nga shkuma e detit. Në vendet mesdhetare cdo ushqim që vinte nga deti në tokë trajtohej si afërdi...tase. Legjenda na thotë se ajo fluturonte në ajër e shoqëruar me pëllumbat dhe harabelat të njohur për gjëra të turpshme(shthurje).Brezi i saj magjik i bënte të dashuroheshin të gjithë ata, që e merrnin këtë brez.Ajo ishte bashkwshortja e Hefaistos dhe zonja e Ares-it.Ajo nderohej në Siri dhe në Palestinë me emrin Ishtar,Astarte ose Ashataroth.Një tjetër kult i rëndësishëm gjëndej në Pafos( në jug të Qipros),ajo lindi dy fëmijtë e famshëm Eros dhe Anteros.Emri i saj gjen rezonancë në gjuhën shqipe“Afër-ditës“,pra pranë ditës dhe në kuptim më të gjerë“ajo që është e bukur si dita apo si agimi,ajo që shkëlqen si drita e diellit“.Emri Afërditë sot gjendet me shumicë edhe në këtë zonë,përtej saj më gjerë e më gjatë saj. Anamali na thotë se tempulli duhet të jetë ndërtuar në shekulll III para Kr,ndërsa rindërtimi ,shtresa me mozaik duhet të jetë bërë në shek II,pas Kr.

Mirëpo për mënyrën se kujt i faleshin Amantë do të ndjekin shqyrtimin e Anamalit.  Monumentet si dhe monedhat e gjetura në Amantia shqyrtojnë:Kultet që janë respektuar më shumë në popullatën ilire të këtij qyteti në Ilirinë jugore. Cila ishte Perëndia dhe kujt i faleshin amantët?Për të mbritur tek ky  rajvizim gjejmë të dhënat në librin Iliria. Perëndia për Amantë ishte Hyji.Huji i besuar rreth të cilit faleshin apo kryenin rituale Amantë në kohët e hershme në këtë qëndër malore ishte hyu dodonas.Zeusi ose hyu është i shprehur edhe në prerjet e monedhës. Në këtë qytet ilir ka qenë i njohur kulti i Afroditës. Një pllakë e vogël guri e zbuluar në Amantia i kushtohet në një farë mënyre Afrodita Pandemia.Afrodita në qytetin amantas ka pasur një tempull.

Si edhe në gjetjet në skulpturë paraqitet Pan-Silvani. Ky na paraqitet me 3 nymfa. Në gjetjet e relieve shikohen perëndi ilire. Perëndit sipas amantëve janë mbrojtëse  të barinjve,pyjeve,kullotave.

Tempulli që gjendet në lëmin e Peçit është sot e kësaj dite  .Themelet më gurë t mëdhenj shqyrtojnë pozicionimi e ndërtesës .Tempulli është ndërtuar nga amantët larg mureve rrethuese. Janë mbi 400-500m distancë nga shtegu ,që të shpie tek murri rrethues. Lemi i Pecit është një kodrinë që e rreth dielli dhe rreth saj dielli qëndron pothuajse gjithë ditën. Siç duket pozicioni i dritës ka qenë i zgjidhur fare mirë. Por duke qenë se Amantë i ndërtuan banesat e tyre jashtë mureve rrethuese edhe tempulli ,stadiumi apo ndërtesa të tjera u ngritën jashtë këtij rrethimi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama