Aeroporti Nena Tereza nuk do jete i vetmi ne Shqiperi

Aeroporti 'Nena Tereza' nuk do jete i vetmi ne Shqiperi

Aeroporti “Nënë Tereza” nuk do të jetë më i vetmi që do të lejojë uljen dhe ngritjen e avionëve dhe aeroplanëve në vendin tonë. Një marrëveshje e re e qeverisë shqiptare dhe konsorciumit gjerman “Tirana International Partners do të lejojë ndërtimin e aeroporteve të reja në vend. Kjo do të thotë “Nënë Tereza” nuk do të ketë më të drejtën ekskluzive të ushtrimi të aktivitetit si i vetmi aeroport në vend deri në vitin 2025, siç e përmban kontrata konçensionare.

Lajmin e njoftoi ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, gjatë prezantimit të projektligjit të ri për turizmin në vend. Ahmetaj lajmëroi se pas dy javësh do të ketë një paketë masash për mbështetjen e turizmit, ku parashikohet ulja të TVSH – së për këtë sektor. Një nga pikat e projektligjit që u kundërshtua nga përfaqësues të opozitës ishte dhënia me qira e pasurive të paluajtshme shtetërore. Përfaqësuesit e opozitës në komision than se ka mungesë transparence për marrëveshjet me investitorët dhe kjo mund të çojë në favorizim të miqve të qeverisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama