Adoleshentja fitoi lotarine e majme por ja si e shfrytezoi i dashuri i saj (FOTO)

Adoleshentja fitoi lotarinë e majme, por ja si e shfrytëzoi i dashuri i saj (FOTO)

Fituesja e lotarisë prej 1 milion paund, është ndarë nga i dashuri i saj pasi më në fund kuptoi se ai po e shfrytëzonte atë ekonomikisht.

newlottteen_2827709a20-vjeçarja Jane Park ishte në një raport dashurie me Marc Scales të cilit i kishte plotësuar çdo dëshirë pasi kishte fituar llotarinë në vitin 2013.

Por tashmë vajza kuptoi që ai ishte thjeshtë një shfrytëzues dhe nuk e kishte dashur asnjëherë, por qëndronte me të pasi ajo e mbushte plot me dhurata të cilat ai i shiste.

Ndër dhurata e fundit vajza i kishte blerë një orë Rolex që kushton 7 mijë paund si dhe një motor të shtrenjtë.

"Tani e kam kuptuar se çfarë 'gjarpri' paska qenë. Sapo u ndamë ai e shiti orën për vetëm 1 mijë paund dhe nuk pranon të më kthejë motorin edhe pse është në emrin tim. Kam menduar ta akuzoj dhe të shkoj në polici", shprehet ajo.

02_28000917_45e150_2827523aVajza tregon se pavarësisht se miqtë i kishin thënë se ai nuk e donte ajo sërish vazhdonte të besonte në dashurinë e tij të sinqertë.

"Sa e verbër paskam qenë", fajëson veten 20-vjeçarja.

Jane Park fitoi llotarinë prej miliona lekësh kur ishte vetëm 17 vjeçe, e duket se djali ia kishte 'vënë syrin' parave të saj dhe e shfrytëzoi për një kohë të gjatë. /The Sun/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama