A kane SHBA-te mjaftueshem para per te luftuar ISIS?!

A kane SHBA-te mjaftueshem para per te luftuar ISIS?!

Presidenti Obama deklaroi se SHBA-ve dhe aleatëve të tyre, mund t’iu duhen tre vjet për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Disa ekspertë të mbrojtjes thonë se kjo mund t’i kushtojë qeverisë amerikane një shtesë 15 deri në 20 miliardë dollarë në vit për të ndjekur këtë mision të rrezikshëm.

Lufta kundër ISIS duket se është një mision shumë i kushtueshëm. Që nga fundi gushtit, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 560 milionë në luftime dhe po vazhdojnë të shpenzojnë  7.5 milionë dollarë  në operacionet e përditshme në Irak. Javën e kaluar Kongresi autorizoi administratën për të shpenzuar rreth 500 milionë dollarë për të pajisur e trajnuar të ashtuquajturit rebelë të moderuar sirianë, për të ndihmuar në luftën ndaj kërcënimit ISIS.

Por, sikur misioni të degradojë në një operacion më intensiv dhe më të madh nga sa Obama po ndjek tani? Tani që Obama ka thënë përfundimisht se forcat amerikane nuk do të dërgohen në Irak përsëri, a do të ketë para të mjaftueshme në buxhetin e Mbrojtjes për të arritur qëllimin për "të poshtëruar dhe shkatërruar" ISIS?

Steuerle, një ekspert i ekonomisë, argumenton se vitet e shkurtimeve të akumuluara tatimore, politikës diskrecionale buxhetore dhe programet që mbulojnë shumë shpenzime federale, bëjnë që ligjvënësit dhe administrata të kenë pak  fleksibilitet për t'iu përgjigjur krizave apo problemeve të mëdha: të tilla si fatkeqësitë natyrore ose trazirat në Lindjen e Mesme.

Në librin e tij "Njeriu i vdekur në pushtet: Si të rivendosësh lirinë fiskale dhe shpëtimin në të ardhmen”, Steuerle ilustron qartë se të ardhurat e ardhshme të qeverisë amerikane janë ezauruar tashmë në politikat aktuale legjislative.

Në të vërtetë, nga viti 2014 deri në 2024, qeveria do të shohë interesin neto mbi borxhin, sigurimet shoqërore, kujdesin shëndetësor dhe programe të tjera të detyrueshme që kërkojnë rreth 1.46 trilion dollarë, ndërkohë që të ardhurat rriten vetëm me  977 bilion dollarë  duke prodhuar një humbje neto prej 39 miliardë dollarësh  në fondet e përgjithshme për agjencitë qeveritare dhe programet, duke përfshirë edhe Pentagonin. A është kjo një arsye e mjaftueshme për të mos luftuar ekstremistët në Irak dhe Siri. Kjo mbetet për t’u parë!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama