A jane te bazuar argumentet e PD-se kunder vetingut nga te huajt? Exit shpjegon

A janë të bazuar argumentet e PD-së kundër vetingut nga të huajt?  Exit shpjegon

Kundërshtimi kryesor i Partisë Demokratike ndaj kompromisit të fundit për reformën në drejtësi lidhet me procesin e verifikimit (vetingut) të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe të gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit (KA), dy institucionet që do të bëjnë vetingun e të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve.

Në të gjitha propozimet e shumicës, përfshi edhe propozimin e fundit propozuar me ndërmjetësinë amerikane, roli i vetingut të anëtarëve të KPK-së dhe KA-së i është caktuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Këtë proces ne e kemi sqaruar në detaje përgjegjësitë dhe mënyrën si do kryhet vetingu këtu dhe këtu.

PD ka dhënë dy arsye për kundërshtinë e saj:

Më poshtë ne i shqyrtojmë dhe i komentojmë të dy këto pretendime.

Mospranimin e kryerjes së vetingut nga vëzhguesit e huaj, Zoti Basha e quajti "hapi që duhet të përmbushet [për të sjellë] në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias rolin e misionit ndërkombëtar të monitorimit duke e fuqizuar dhe jo duke e dobësuar atë."

Por duket se kryerja e vetingut nga ONM-ja nuk duket se bie ndesh me Opinionin e Komisionit të Venecias.

Në pikën 61, shënimi 16, Opinioni i Venecias shprehet:

Sikurse bëhet e qartë më sipër, Komisioni i Venecias është dakord në parim me përfshirjen e vëzhgueshve të huaj në procesin e verifikimit, pra vetingut të anëtarëve. Komisioni nuk ka propozuar ndonjë formulë konkrete për përfshirjen e të huajve në këtë proces, por nga ana tjetër nuk ka vendosur ndonjë kufizim.

Nga ana tjetër po në Pikën 61, Komisioni i Venecias shprehet se:

Në fakt, Komisioni i Venecias ka theksuar disa herë në Opinion se rekomandimet e tij janë këshilluese dhe është e drejta dhe përgjegjësia e ligjvënësve shqiptarë të vendosin.

Në këtë kuptim, vetë pretendimi i Partisë Demorkatike se duhet të zbatojnë patjetër rekomandimet e Venecias bie ndesh me rekomandimin kryesor të Komisionit të Venecias që është se rekomandimet e tij duhen marrë si këshilla dhe politikanët shqiptarë duhet të gjejnë vetë konsensus.

Argumenti i PD-së për ketë aspekt është se monitoruesit ndërkombëtarë nuk mund të jenë ekzekutivë, sepse nuk japin llogari para qytetarëve shqiptarë. Ata duhet të monitorojnë dhe ofrojnë garanci, por nuk mund të kenë pushtet vendimmarrës, përderisa ata nuk japin llogari para qytetarëve shqiptarë.

Argumenti duket i dobët në mos i pabazë për një sërë arsyesh.

Së pari, verifikimi i figurës të kandidatëve që dëshirojnë të konkurojnë për anëtarë të institucioneve të vetingut vështirë se mund të konsiderohet vendim-marrje ekzekutive--vëzhguesit e huaj do të bëjnë verifikimin e pasurisë, të lidhjeve me krimin dhe aftësitë profesionale të atyre që kandidojnë dhe do të paraqesi gjetjet e tyre, mbi bazën e të cilave skualifikohen ata që nuk janë "të pastër".

Ky lloj verifikimi nuk është mirëfilltas proces vendim-marrje shtetërore, aq më tepër që kandidatët pranojnë vullnetarisht t'i nënshtrohen vetingut nga ekspertë ndërkombëtare.

Së dyti, ka një precedent të krijuar nga vetë PD në këtë drejtim. Para disa vitesh, Qeveria Berisha vuri si kusht për diplomimin e studentëve të nivelit master dhe doktoraturë marrjen e provimit TOEFL të gjuhës angleze. Përveçse ky ligj vë si kusht një gjuhë të huaj për shkollimin publik edhe pse Kushtetuta përcakton shqipen si gjuhë zyrtare, TOEFL-i është provim i cili konceptohet, administrohet dhe vlerësohet nga kompania e huaj Educational Testing Services (ETS)--ETS i vlerëson provimet pa asnjë mbikqyrje dhe ndërhyrje nga shqiptarët dhe rezultatet e këtij procesi të pavarur vlerësimi ne i kemi me ligj kusht për diplomimin e qytetarëve.

Së treti, vlerësimi i ONM-së është subjekt i procesit të ankimit në Kolegjin e Apelimit, pra vendimi është i kontestueshëm dhe objekt gjykimi nga institucionet shqiptare. Në çdo rast, aktiviteti i vlerësimit nga ana e vëzhguesve është i rregulluar me ligj dhe bazohet mbi standarde dhe rregulla të vendosura nga institucionet shqiptare.

Së katërti, ideja e sovranitetit dhe llogaridhënies bie ndesh me procesin e integrimit Europian të vendit, i cili është në thelb një proces i lëshimit të një pjesë të sovranitetit tek institucionet e Brukselit të cilat nuk janë të zgjedhura dhe nuk i japin llogari qytetarëve shqiptarë.

Së fundmi, duhet theksuar se ka një kontradiktë thelbësore në tezën e PD-së për çështjen e sovranitetit dhe llogaridhënies: nga njëra anë PD thotë se duhet të zbatohen patjetër rekomandimet e Venecias edhe pse Komisioni i Venecias nuk është institucion që u jep llogari zgjedhësve shqiptarë dhe nga ana tjetër thotë që nuk duhet të bëjnë verifikime kandidaturash ONM-ja se është institucion që nuk u jep llogari zgjedhësve shqiptarë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama