Është rritur gjithnjë e më shumë gama e makinave "Porsche" të modelit 911. Në fakt, duhet të presim 8 shtatorin për të asistuar në debutimin e "911 Turbo Cabriolet", modeli kryesor i serisë 911 dhe që tashmë bëhet pjesë e 20-vjeçarit tradicional të "911 Turbo Cabriolet" me mbulesën e saj klasike.
Edhe pse versioni i zbuluar i 2+2 vende garanton një performancë të drejtimit të një veture sportive dhe të një niveli shumë të lartë, në të njëjtën kohë ofron edhe drejtimin tipik të një kabrioleti.
Ashtu si "911 Turbo Coupé", edhe kabrioleti monton motorin boxer me 6 cilindra, me një cilindrat prej 3.6 litra, e me një kompresor të përbërë nga 2 turbokompresorë, me turbinë gjeometrike të ndryshueshme (VTG). Motori arrin të ofrojë një zhvillim prej 480 kuaj/fuqi (353 kW) dhe një çift prej 620 Nm, duke arritur deri në 1.950 xhiro/min.
Por, duke instaluar paketën "Sport Chrono Turbo", alternative me një funksion mbi normalen, vetura është gati të arrijë në mënyrë shumë të shpejtë 680 Nm. Versioni me kambion manuale është përdorur në versionin sprint nga 0 në 100 km/h vetëm në 4 sekonda, ndërkohë që me modelin "Tiptronic S", koha zvogëlohet edhe më shumë, duke zbritur në 3.8 sekonda. Të dyja këto versione arrijnë shpejtësinë maksimale të 310 km/h. Modeli "911 Turbo Cabriolet" konsumon 12.9 litra çdo 100 km.
Pavarësisht përforcimeve që janë bërë në karrocerinë e veturës, tipike për modelet kabrio, si edhe në sistemin roll-bar të zhvendosura në mënyrë automatike dhe të lidhura me pjesën e prapme të sediljeve të pasme, versioni i hapur i "911 Turbo" peshon vetëm 70 kg më shumë në raport me modelin "Coupé". Mbulesa e lehtë është e përbërë nga tri shtresa, që hapet dhe mbyllet e gjitha në mënyrë automatike në harkun e vetëm 20 sekondave dhe që ruan në mënyrë perfekte balancën e makinës.
Telajo e makinës është shumë funksionale në pjesë specifike të një kabrioleti dhe e përshtatur, në seri, në sistemin aktiv të automatizimit të "Porsche Active Suspension Management" (PASM). Ajo garanton drejtimin sportiv tipik të një "Porsche 911 Turbo". Në paraqitjen e një veture ndihmojnë, ndër të tjera, edhe sistemi i rregullimit dhe i stabilizimit të drejtimit të "Porsche Stability Management" (PSM), pavarësisht kontrollit inteligjent të fërkimit integral të "Porsche Traction Management" (PTM). Sistemi, i adaptuar me një freksion të qëndrueshëm dhe të komanduar në mënyrë elektronike, rregullon shqetësimin e forcës motorike mes aksit të përparmë dhe aksit të pasmë në bazë të nevojës, duke konkurruar kohë të reagimit shumë më të shpejta në varësi edhe të ngarkesës së makinës, në maksimumin deri në 100 të mijtat e sekondës, në raport me reagimet e motorit.
Me koeficientin e rezistencës aerodinamike të Cx=0,31, modeli "911 Turbo Cabriolet" nuk ka asgjë për t‘i hequr versionit "Coupé". Falë edhe krahut të pasmë që ngrihet në mënyrë automatike, kur vetura arrin shpejtësinë 120 km/h dhe që te makinat kabriolet është rreth 30 mm më e madhe në krahasim me "Coupé", modeli "911 Turbo Cabriolet" është kabrioleti unik i serive, me një forcë ngritëse të reduktuar në aksin e pasmë. 
Sistemet e sigurisë pasive, të kompozuara nga 6 airbag serie, të përshtatura me të gjithë sistemin roll-bar me blloqe metalike të integruara në telajo, në parakolpin e makinës dhe për roll-bar të lodhura në pjesën e pasme të sediljeve, i lejojnë "911 Turbo Cabriolet" që t‘i kënaqë të gjitha dëshirat për sigurinë pasive, që aktualisht është një prej elementeve më shqetësuese të merkatos.
Ndër të tjera, kjo veturë është e adaptuar edhe me një prej impianteve më të fuqishme të sistemit të frenimit. Pincat e frenave fikse me 6 pistonçina të përparme vijnë nga "Porsche Carrera GT". Kjo është një kërkesë e gatshme, edhe për "911 Turbo Cabriolet", impianti i frenimit në qeramikë i "Porsche Ceramic Composite Brake" (PCCB) i testuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme sportive.
Të gjitha këto pajisje të serisë, përfshirë edhe sistemin e ndriçimit me fenerët "Bi-Xenon", disqe speciale 10-polëshe me një paraqitje "Bi-Color", klimatizator automatik, krahët erëpritës, "Porsche Communication Management" (PCM), duke përfshirë gjithashtu edhe modulin e navigimit dhe ekranin me ngjyra prej 5.8 polësh, e në fund pa harruar "Bose Surround-Sound-System".
Gjithçka deri në këtë moment është një përrallë për një makinë që bën një zhurmë shumë tunduese, sapo këmba e djathtë shkel mbi pedalin e gazit, por gjithçka mund të duket e frikshme, madje e pamundur kur dëgjon që ajo kushton 152859 euro.
Marre nga : Gazeta Shqip











