8 mln dollare per malet e Veriut te Shqiperise

8 mln dollare per malet e Veriut te Shqiperise

“Malet drejt tregut” është projekti që po aplikohet në veriun e vendit për të rritur nivelin e punësimit në fshat, si edhe përmirësimin e jetës në këto zona. Dje, komisioni i Ekonomisë dhe Financave, propozuan projektligjin për “Ratifikimin e ndryshimit të letër-marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së financimit, ndërmjet republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Agrikulturës, për programin “Malet drejt Tregut”.

Ky projekt që kap vlerën e 8 milionë dollarëve, janë shpërndarë në 6 fusha të ndryshme, ku është investuar në bujqësi, bimë mjekësore, ndërtime rrugësh dhe urash në zonat e thella veriore. Investimi është bërë edhe në sistemet e ujitjes me pika si dhe ndërtimin e magazinave për prodhimet e fermerëve. Në vëmendje ka qenë edhe zhvillimi i turizmit në këto zona. Fondet e planifikuara për ndërhyrjet në komunitet në infrastrukturë, asistencë teknike dhe trajnime profesionale apo edhe në metodat për vetëpunësim, duhet të kalojnë nga grantet për trajnime në grante direkte për fermerët.

Ky projekt u konsiderua i suksesshëm pasi është realizuar në masën 80 për qind dhe sipas kontratave që janë nënshkruar do të shkojnë në masën 98 për qind për shpërndarjen e fondeve, deri në muajin qershor. Në fund të mbledhjes së Komisionit u kërkua një raport i detajuar, nga ana e drejtuesve të projektit, për të gjitha investimet e bëra. Ky informacion u kërkua që të jetë në duart e deputetëve, para se të hyjnë në seancën parlamentare të ditës së enjte.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama