6 pyetjet e Bojaxhiut per Veliajn

6 pyetjet e Bojaxhiut per Veliajn

Dy shqiptarë nga Kosova dhe një udhëtar i rastësishëm u qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e së dielës në Vjenë.

 

Njëri nga shqiptarët e Kosovës 28 vjeç, nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe pas ndërhyrjes së shpejt ndërroi jetë, ndërsa vëllai i tij, 25-vjeç, gjendet në gjendje kritike për jetën.

 

Autori i vrasjes ende nuk është kapur, por mediat austriake kanë publikuar fotografitë e tij dhe të personit që e shoqëronte.

 

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhiu u është kundërpërgjigjur deklaratave të Erion Veliaj, i cili pak më herët u shpreh se kandidatët e pavarur kanë dalë nga SHQUP-i.

 

Bojaxhiu theksoi se kandidimi i tij për bashkinë e kryeqytetit është shprehje e vullnetit të 14 mijë qytetarëve dhe se deklaratat e Veliajt janë një fyerje për këta qytetarë, “të cilët Veliaj i konsideron me sa duket ose budallenj të mashtruar prej meje, ose si “të Saliut”.

 

Në përgjigje ndaj akuzave të Veliajt, Bojaxhiu i shtroi atij gjashtë pyetjeve për të cilat qytetarët janë të interesuar:

 

A do e anulojë Zoti Veliaj vendimin Rama-Berisha-Basha për kthimin në tokë ndërtimi të rreth 70 hektarëve sipërfaqe përgjatë kurorës së Parkut të Liqenit?

 

Unë do ta anuloj këtë vendim me referendum të qytetarëve të Tiranës.

 

A do e lejojë Zoti Veliaj ndërtimin 15-katësh në pjesën e parkut përballë Fakultetit Ekonomik, i cili është në tavolinën e Kryetarit të Bashkisë për firmë?

 

A do t'i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet masive të planifikuara në pjesën e parkut në krah të Korpusit të Universitetit, mbi Akademinë e Arteve?

 

A do t'i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet e planifikuara në territorin ku është sot Garda?

 

A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet në trekëndëshin, që sot është parkim, në fillim të digës së liqenit?

 

A do t’i lejojë Zoti Veliaj ndërtimet që kanë filluar dhe të tjera që po përgatiten të fillojnë poshtë Digës së Liqenit?


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama