6 nga 10 te rinj ne Kosove jane te papune

6 nga 10 te rinj ne Kosove jane te papune

Eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës ka zgjuar vëmendjen edhe të mediave më të mëdha botërore."Jemi 2 milionë zogj në një kafaz duke shpresuar për një jetë më të mirë", ka thënë një i ri kosovar për BBC-në.

Gazetari i BBC, Guy De Launey ka përgatitur një hulumtim në Kosovë, ku ka marrë prononcime nga të rinjtë kosovarë të cilët orvaten për ta gjetur rrugën e ëndrrave për t'i realizuar potencialet e tyre. BBC përshkruan ambientin e ngrohtë dhe të shëndoshë që të rinjtë kosovarë e krijojnë në një prej kafeneve të Mitrovicës të quajtur "7 arte", por prapë zymtësia e realitetit e mbyt nganjëherë atmosferën rinore dhe entuziaste.

Sipas BBC, edhe pse Kosova ka shpallur Pavarësinë nga Serbia që prej 7 vitesh, pak ka mbetur për t'iu gëzuar situatës në këtë vend. Kosova nuk prinë me shifrën më të madhe të papunësisë në rajon, sepse kjo shifër i takon Bosnjës. Mirëpo, sipas statistikave që BBC ka paraqitur, 6 nga 10 të rinj në Kosovë janë të papunë.

Ministri  i Integrimeve Bekim Qollaku për BBC ka thënë se "Të gjithë që e kanë lënë Kosovën, do të kthehen". Mesazhi i Qollakut për të rinjtë është që të mos shkojnë ilegalisht askund. Ai thotë: rrini këtu që tw ndryshojmë vendin tonë. Qollaku shton se "Nëse të rinjtë janë të vendosur që ta gjejnë fatin e tyre jashtë Kosovës, ata duhet të angazhohen bashkë me ne që të mundësojmë liberalizimin e vizave, në mënyrë që të përfitojmë të drejtën e udhëtimit në Evropë".

Por sipas BBC, shumë qytetarë të Kosovës as që mund ta imagjinojnë bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës, për të cilën ata ndjejnë përbuzje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama