6 menyra per te qene me te lumtur ne pune

6 menyra per te qene me te lumtur ne pune

A jeni ndjerë se puna juaj është duke u bërë gjithnjë e më shumë e mërzitshme kohët e fundit? A jeni lodhur duke bërë të njëjtat detyra pa pushim, që ju bëjnë të mendoni se gjithë gëzimi i punës suaj ka filluar ngadalë të zhduket? Atëherë keni parasysh disa këshilla:

1. Çdo gjë fillon me një mendim të drejtë dhe pozitiv

E para, dhe ndoshta më e rëndësishmja që ju mund të bëni që të jeni të lumtur në punë është e thjeshtë, të zgjidhni për të qenë të lumtur, pasi lumturia është shpesh një çështje e zgjedhjes dhe jo e fatit. Nëse ju dini si t’i çmoni gjërat e vogla por pozitive që jeta hedh te ju, ju do të jeni një person i lumtur dhe më i gëzuar.

2. Rrini larg negativitetit

Ne të gjithë kemi bashkëpunëtorë të cilët janë pesimistë, dhe gjithmonë ankohen për gjëra të vogla. Të qenit të rrethuar nga njerëz si këta, mund të çojë në cenimin e pozitivitetit dhe energjisë suaj. Ju nuk keni nevojë të përballeni me bisedat negative, thashethemet e zyrës apo njerëz të pakënaqur të cilët përpiqen të "helmojnë" qëndrimin tuaj me problemet e tyre.

3. Jini mirënjohës

Ju kurrë nuk duhet të nënvlerësoni fuqinë e të qenit falënderues dhe mirënjohës për njerëzit, duke falënderuar shefin tuaj apo bashkëpunëtorin për çdo rast. Kjo nuk është vetëm një çështje e respektit dhe mirësjelljes, por edhe një çështje e shëndetit mendor dhe mirëqenies së përgjithshme. Kur ju jeni mirënjohës, çdo gjë kthehet tek ju, dhe ju do të ndiheni më të lumtur.

4. Jini të mirë me shefin tuaj

Ekziston një dallim i madh mes të qenit të vërtetë në respektin për shefin tuaj dhe përpjekjes për të kënaqur atë, në mënyrë që të merrni atë që ju dëshironi. Është e rëndësishme të jepni përpjekjet tuaja maksimale për të rritur pritshmëritë e shefit tuaj. Kjo jo vetëm që mund të këtë rezultat për një rritje të pagës, por mund të ketë gjasa të rriteni në detyrë.

5. Fillojeni ditën me detyrën që urreni më tepër

Kot nuk thonë, ëmbëlsira për në fund! Gjithkush përpiqet që t’iu shmanget detyrave që nuk i pëlqen. Nëse ky është rasti juaj, atëherë ju duhet të filloni ditën duke bërë pikërisht këtë detyrë. Arsyeja për këtë është e thjeshtë: kur ju duhet të bëni diçka që me të vërtetë nuk e pëlqeni, ka një tendencë të natyrshme për të shtyrë detyrën. Por duke e shtyrë atë, ju vazhdimisht do të mendoni se keni për tu marrë me të, dhe kjo do ju mërzisë gjatë gjithë kohës.

6. Rrethojeni veten me gjëra që ju bëjnë të lumtur

Është e rëndësishme që ta rrethoni veten me njerëz dhe gjëra që ju bëjnë të lumtur, një fotografi që ju bën të ndiheni mirë, një vazo me lule që ju pëlqen. Të gjitha këto kontribuojnë në mirëqenien tuaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama