50 roje proteste para kompanise se naftes Duam rrogat

50 roje proteste para kompanise se naftes: Duam rrogat

50 persona me detyrë roje private, protestuan paraditen e sotme para kompanisë së naftës “Trans Atlantik” në Fier, pasi kjo e fundit nuk iu ka dhënë rrogën prej katër muajsh.

Punonjësit e kompanisë private të sigurisë që punojnë për llogari të kompanisë naftënxjerrëse “Trans Atlantik”, protestuan për të kërkuan pagën e tyre mujore, të cilën nuk e kanë marrë prej muajit nëntor të vitit të kaluar.

Koordinatori i kompanisë private, Florenc Dobulla, thotë se rojet e kësaj kompanie punojnë në ruajtjen e puseve të naftës së “Trans Atlantik”, por se tashmë prej muajsh nuk marrin pagën e tyre.

Ndërkohë që theksoi se, kjo protestë është vetëm një paralajmërim, pasi në rast se nuk merren masa, atëherë ata do të bllokojnë zyrat dhe rrugën kryesore të kompanisë “Trans Atlantik”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama