50-milioneshi Avdijaj prurja e re e Shqiperise ne eliminatore

50-milionëshi Avdijaj, prurja e re e Shqipërisë në eliminatore

"Grupin aktual e kemi me lojtarë që janë ende të vlefshëm. Do të mundohemi që të përfshijmë edhe ndonjë element të ri në këto kualifikuese", ishte fjalia që Xhani De Biazi tha në intervistën e dhënë për "Panorama Sport" pak javë më parë.

Donis avdijaj

Trajneri i Kombëtares është bindur, ndër të tjera, për një element: Donis Avdijajn. Trajneri italian ka në plane mesfushorin që është në pronësi të Shalke 04 dhe gjatë këtyre kualifikueseve do t'i bëjë ftesë për ta përfshirë në Kombëtare.

Pranimi

Emri i Donis Avdijajt është përmendur disa herë për zgjedhjen që do të bëjë dhe Kombëtaren që do të luajë. Vetë trajneri De Biazi, në kohën kur Avdijaj ishte pjesë e Shalkes, shprehej. "Në momentin që Avdijaj do të ketë vetëm një minutë me Shalken në fushën e lojës, atëherë unë do t'i bëj një ftesë menjëherë për ta përfshirë në Kombëtare", shprehej dikur Xhani De Biazi.

Avdijaj-Schalke-04

Së fundmi, përpara pjesëmarrjes në Europian, ishte vetë lojtari që u ofrua për të qenë pjesë e kuqezinjve. Avdijaj pranoi disa herë publikisht që do të ishte gati për Kombëtaren shqiptare, në rast se trajneri do ta vlerësonte si të duhurin që të mund të jepte kontributin e tij. Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar se lojtari i Shalkes 04 do të jetë pjesë e Kombëtares, gjatë fushatës së kualifikueseve drejt "Rusi 2018".

ansi-dhe-de-biasi-620x400

Burime të sigurta të gazetës, pranë Kombëtares, kanë bërë me dije se 20-vjeçari do të jetë një nga elementet e rinj që do t'i bashkohet organikës së kuqezinjve gjatë këtyre kualifikueseve. Futbollisti - Donis Avdijaj ka përfunduar huazimin e tij te Sturm Gratc dhe është rikthyer të jetë pjesë e Shalke 04. Momentalisht, ai është në një periudhë rikuperimi, pasi pak javë më parë i është dashur që të kryejë një ndërhyrje. Për të, skuadra gjermane ka vënë një klauzolë prej 50 milionë eurosh.

OLSI TUJANI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama