50 vjet Studim dhe Restaurim i Trashegimise kulturore Shqiptare

Ministrja Kumbaro gjat fjalës

TIRANË, 22 Tetor / ATSH / - "50 - Vjet Studim dhe Restaurim i Trashëgimisë kulturore Shqiptare", është titulluar konferenca ndërkombëtare dy ditore (22-23 tetor) e cila po zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Sot, në ditën e parë të kësaj konference, gjatë hapjes së punimeve të saj, e nderoi edhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro Furxhi.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro përveç të tjerash evidentoi edhe punën e palodhur të bërë këto 50 vjet nga studiues, restauratorë, konservues të trashëgimisë kulturore.

Ministrja Kumbaro gjat fjalës

Që prej themelimit të Institutit të Monumenteve, Gani Strazimiri, me bashkëpunimin e ngushtë të figurave të spikatura të fushës si Selim Islami, Aleksander Meksi, Koco Zheku, Gjerak Karaisaj, Emin Riza, Pirro Thomo, Valter Shtylla, isha disa prej emrave që Kumbaro falenderoi.

Sakaq, ministrja Kumbaro përshëndeti edhe vendimin e Këshillit Ekzekutiv që t'i rekomandojë Konferencës së Përgjithshme te UNESCO-s kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, në vijim të nismës së propozuar nga Shqipëria.

Nga ana tjetër Arta Dollani , Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Monumentive të Kulturës-së, gjatë fjalës së hapjes evidentuoi të gjitha përpjekjet shumë vjeçare dhe punën e palodhur të punëtorëve të trashëgimisë kulturore shqiptare.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama