3-vjecarja autike cudit boten e artit. Nuk flet por pikturat e saj jane te jashtezakonshme

3-vjecarja autike cudit boten e artit. Nuk flet, por pikturat e saj jane te jashtezakonshme

Iris Grace Halmshaw është një vogëlushe 3-vjeçare me një talent të jashtëzakonshëm në pikturë. Ajo është e prekur nga sëmundja e autizmit dhe prindërit e saj tregojnë se  pasi u përpoqën për shumë kohë të “mposhtnin” sëmundjen e saj, provuan pikturën. E që nga ai moment ndryshoi gjithçka. Grace, pas një viti heshtjeje dhe përpjekjesh për të shmangur kontaktin me të tjetër, nisi të buzëqesh dhe të afrohet me njerëzit.

“Nisëm me terapi të ndryshme: lojëra, muzikë, etj por nuk na flet, shihte në sy dhe stresohej jashtëzakonisht sapo afrohej me fëmijë të tjerë. Pas eksperimentit me pikturën, Iris nisi të qeshë, të afrohet me të tjerë dhe të komunikojë duke krijuar sinjale personale”, ka treguar nëna e saj, Arabella Carter-Johnson.

Familja e saj i ka postuar krijimet e vogëlushes në rrjetin social  Facebook duke u përpjekur të gjejë donatorë për të bërë një ekspozitë në Nëntor. Ata kërkojnë të sensibilizojnë mijëra familje të tjera që kanë të njëjtin problem.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama