20 vjet 2 jave dhe 2 dite vepra e Çapalikut ne Teatrin Metropol edhe kete fundjave

TIRANË, 12 Nëntor / ATSH-Klajdi Musabelliu / - "20 vjet, 2 javë dhe 2 ditë", vepra e shkruar nga regjisori dhe dramaturgu i njohur Stefan Çapaliku, pasi ka korrur sukses në shfaqjet e saj në kryeqytet përgjatë premierës së datës 6 nëntor dhe shfaqjet e datave 7 dhe 8 nëntor, edhe në këtë fundjavë, (14-15 nëntor, ora 19:00) fton publikun dhe miqtë e Teatrit Metropol të cilën nuk kanë mundur ta shohin shfaqjen personale të autorit, t'i drejtohen sallës "Shekspir" për mos të humbur emocionet që ofron vepra e Çapalikut.

Kasti i shfaqjes së Stefan Çapalikut, emrat e aktorëve si Gulielm Radoja, Justina Aliaj, Marsias Lila, Pjerin Vlashi dhe Ergys Çerkezi kërkojnë suksesin edhe në fundjavë me shfaqjen, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku dhe miqtë e Metropolit.

Në skenografinë dhe kostumet e artistit Ardian Isufi, i cili për herë të parë provoi ekpseriencën si skenograf që në fakt rezultoi shkëlqyese edhe pse në ngjyrat gri, shfaqja e shkruar nga Çapaliku në vitin 2009, konflikti dramatik dhe historia personale të cilën Çapaliku e ka përjetuar edhe vetë është pëlqyer mjaft nga miqtë e teatrit, të cilët me sa duket në "Shqipërinë e postkomunizmit" dhe dramën reale të autorit, gjetën dhe veten.

Minjatura dhe metamorfoza e Ardian Isufit, kostumet monokrom gri, i knë ardhur gjithashtu në ndihmë autorit dhe publiku, duke e iliustruar mjaft qartë gjendjen.

Gjithashtu shfaqja "20 vjet, 2 javë dhe 2 ditë" në kuadrin e konkursit ndërkombëtar "Le të flasim rreth kufijve", me rastin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit është vlerësuar edhe me vendin e dytë.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama