20 vjet 2 jave dhe 2 dite Vepra e Stefan Çapalikut ne Teatrin Metropol

TIRANË, 4 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - "20 vjet, 2 javë dhe 2 ditë", vepra e shkruar nga regjisori dhe dramaturgu i njohur Stefan Çapaliku, do të prezantohet në 6, 7 dhe 8 nëntor ora 19:00 si janë premierë për miqtë e Qendrës Kulturore "Tirana"(Teatri Metropol) në sallën "Shekspir", ku kasti i emrave si Gulielm Radoja, Justina Aliaj, Marsias Lila, Pjerin Vlashi dhe Ergys Çerkezi do të vënë në skenë veprën personale të autorit.

Në skenografinë dhe kostumet e artistit Ardian Isufi, autori dhe regjisori Stefan Çapaliku sjell veprën e shkruar në vitin 2009, e cila në kuadrin e konkursit ndërkombëtar "Le të flasim rreth kufijve", me rastin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit është vlerësuar edhe me vendin e dytë.

"Vepra është shkruar në vitin 2009 me rastin e 20 vjetorit të rënies së murit të Berlinit. Prandaj mban dhe këtë titull, dhe është shkruar në kuadër të konkursit ndërkombëtar "Le të flasim rreth kufijve".

"Konflikti dramatik i kësaj pjese është një histori personale të cilën e kam përjetuar edhe vetë", u shpreh gjatë konferencës për shtyp mbajtur sot gjatë ditës Çapaliku.

"Shqipëria e postkomunizmit, me të gjitha problematikat erashëguara nga sistemi komunist, vijnë në këtë dramë të vërtetë, si një analizë kokforte të kësaj situate", vijoi të rrëfente autori dhe regjisori i shfaqies Stefan Çapaliku, i cili duke ftuar publikun ta ndjek veprën e tij skenike, garanoi se sukses i saj nuk është vetëm pëlqimi i miqve të teatrit, por edhe se ç'do kush do të gjejë veten në këtë vepër.

Nga ana tjetër artisti i njohur për instalacionet e tij të famshme, Ardian Isufi, në këtë eksperincë të re si skenograf dhe kostumograf theksoi gjatë fjalës përpara mediave se minjatura dhe metamorfoza janë risia që ai ka përdorur për veprën skenike të Çapalikut.

"Nga komunikimi im i vazhdueshëm me Stefanin, lindi edhe ideja e këtij bashkëpunimi, për të cilin do të sjell edhe kostumet monokrom, gri, si pjesë të kësaj vepres, për ta ilustruar sa më qartë gjëndjen e sajë' u shpreh përveç të tjerash Isufi.

Më emocionale u shfaq artistja Justina Aliaj ku përveç se shprehu pëlqimin e saj për veprën dhe rolin në këtë shfaqie aktuale, Aliaj theksoi gjithashtu se Teatri i Metropolit është një shtëpi dhe një sofër e ngohtë e cila duhet vizituar më shpesh.

"Në këtë pisllik të madh ku jetojmë, vepra sjell gjithashtu edhe krenarinë dhe dinjitetin e munguar" u shpreh shkurtimisht aktori Guliem Radoja, i cili vjen në shfaqen "20 vjet, 2 javë dhe 2 ditë" si protagonist.

/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama