20 destinacione per 2015-en Shqiperia

20 destinacione per 2015-en: Shqiperia

Me plazhe të gjata në Adriatik, një histori interesante dhe vetëm disa turistë kureshtarë, Shqipëria është gati për t’u vizituar në vitin 2015

Pse?

Ky vend ish- komunist, jashtë kufijve për thuajse gjithë shekullin e 20-të për shumicën e turistëve kureshtarë, mbetet ndër më pak të zbuluarit dhe, disa mund të argumentojnë, më i keqkuptuari i shteteve të Ballkanit.

Më shumë se 20 vjet pas rënies së komunizmit, turizmi këtu është ende në një nivel të ulët, me grekët, italianët dhe shqiptarët emigrantë që përbëjnë shumicën e vizitorëve në vendpushimet kozmopolitane bregdetare.

Larg nga bregu, disa nga bukuritë e Shqipërisë përfshijnë fshatra si në kohën otomane, peizazhe mahnitëse, thesare arkeologjike, kafshë të egra të bollshme dhe zona rurale me një stil jetese të pandryshuar prej shekujsh.

Gjatë një vizite së fundmi në Sarandë, në jug të vendit, më bëri shumë përshtypje ndjenja se ky komb krenar është në një udhëkryq të turizmit. Ka një oreks të pangopur për të ndërtuar, çka ka bërë që në 20 vite, Saranda, një qytet i vogël bregdetar me shtëpi prej guri të mbushet me hotele dhe apartamente.

Nisur nga pozicioni i lakmueshëm i Shqipërisë në Adriatik, e futur si sanduiç mes Greqisë dhe Malit të Zi, dikush mund të pyesë se edhe sa kohë do mbetet ky vend i paprekur. Prandaj, me një seri turesh të reja të planifikuara për vitin 2015, është koha që të shkoni atje.

Ju siguroj që do gjeni një mirëpritje shumë të ngrohtë. Kur një kamarier në Sarandë dëgjoi theksin tim anglez, tavolina ime mori menjëherë një trajtim prej VIP-i, ndërkohë që klientët e tjerë shihnin.

Gjatë një udhëtimi në një rrugë malore, hapa krahun në një rrugë me pluhur. Menjëherë gratë me shami me ngjyra të ndezura nxorën kokën nga dritaret dhe më buzëqeshnin në mënyrë inkurajuese.

“Anglisht?” Më drejtuan direkt te ajo që ishte dikur shtëpia më madhështore në fshat, tanimë e rrënuar, ku u takova me një grua, që kujdesej me dashuri për një kopsht me perime. Pasi më pa, mori një domate nga kopshti dhe ma zgjati. Ishte e ëmbël, e pjekur dhe dukshëm shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama