141 vjet nga lindja e poetit te Rilindjes sone Kombetare Çajupi

141 vjet nga lindja e poetit të Rilindjes sonë Kombëtare, Çajupi

Edhe pse studioi pesë vjet për drejtësi ai u tërhoq nga profesioni i tij. Në vilën e tij Heliopolis në Kajro ai iu përkushtua letërsisë dhe më pas forcimit të mëtejshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare në Egjipt. Në vitet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Çajupi luajti rol aktiv në bashkësinë shqiptare të Nilit, e organizuar në klube dhe në shoqëri të ndryshme atdhetare.

Etapa më e rëndësishme e veprimtarisë letrare të Çajupit i përket viteve 1898-1912. Më 1902 botoi vëllimin me poezi, me të cilin mbeti i mirënjohur "Baba Tomorri", që përmbledh lirika me tema kryesisht atdhetare.
Ky vëllim ishte më i rëndësishmi i viteve të para të shekullit të njëzet dhe u pasua nga botime të tjera të Çajupit, siç ishin botimi i 113 fabulave të La Fontenit apo përmbledhja me poezi "Lulet e Hindit".

Idetë e qarta dhe frymëzimi atdhetar i këtyre botimeve i bënë ato mjaft të përhapura dhe Çajupin poetin më të rëndësishëm shqiptar të atyre viteve.     


Çajupi u shqua edhe si dramaturg, autor i një tragjedie në vargje për Skënderbeun me titullin "Burr' i dheut", apo edhe i komedisë "Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër", komedi e shumëpëlqyer dhe e përshtatur edhe në filmin "Përrallë nga e kaluara". E gjithë veprimtaria letrare e Andon Zako Çajupit, ishte e lidhur me lëvizjen kombëtare dhe me kulturën e Rilindjes. 


Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama