13 truke qe ndryshojne kerkimin ne Google

13 truke qe ndryshojne kerkimin ne Google

"Google it" është një frazë që është bërë e përditshme. Me 900 milionë njerëz që përdorin Gmail dhe mbi 11.9 miliardë kërkime çdo muaj, dominanca e Google në kërkimin online është e padiskutueshme. Edhe pse e përdorni përditë, NCBC na jep 13 truke të kompanisë që mund t’u ofrojnë komoditet dhe zbavitje.

1. Mbani kohën tuaj në kontroll


Shtyp “set timer to 13 minutes and 13 seconds” (rregullo orën në 13 minuta dhe 13 sekonda), dhe ora do të nisë numërimin mbrapsht. Kjo është një zgjidhje e shpejtë kur jeni duke pritur të bëni një telefonatë të rëndësishme apo të merrni fëmijët nga shkolla për disa minuta. Koha është shumë e nevojshme, nëse nuk keni smartphone të kontrolloni orën.

2. Kërkoni faqen tuaj të preferuar


Duke shkruar në panelin e kërkimit “site:keyword”, Google do t'u japë rezultate vetëm për atë faqe interneti. Përshembull, thjesht fut frazën “site:cnbc.com FIFA” dhe do të gjeni artikuj për FIFA vetëm nga faqja e CNBC.

3. Kontrollo statusin e një fluturimi


A është në kohë fluturimi im? Fillimisht do më duhet të shkoj në faqen e internetit të kompanisë ajrore, të kërkoj për qytetin nga bëhet nisja dhe destinacionin, të vendos numrin tim të fluturimit dhe të shoh statusin e fluturimit tim. Ose… të anashkaloj gjithë këtë proces duke klikuar numrin tim të fluturimit në Google, për të parë nëse ka ndonjë vonesë apo shtyrje.

4. Të vendos çfarë të konsumoj për darkë


Për ata që numërojnë kaloritë apo nuk vendosin dot se çfarë të konsumojnë, Google ju ndihmon të merrni një vendim të mirëinformuar. Thjesht shkruaj “hot dog vs. pizza” përshembull, dhe motori i kërkimit do t’u japë të gjithë informacionin ushqyes të tyre.

5. Merrni parashikimin e motit në moment


Në mënyrë të thjeshtë, mund të merrni parashikimin e motit për një qytet thjesht duke shkruar emrin e tij dhe fjalën “forecast” (parashikim). Ky është hapi i thjeshtë i Google, për t'u përgatitur për pushime të minutës së fundit, pa u vonuar duke parë sitet e motit, duke kërkuar me kodin ZIP, dhe pastaj të zgjedhësh kohën specifike për të cilën dëshiron parashikimin.

6. Të luash një lojë të vjetër, në një mënyrë të re


Dëshironi shumë të luani një lojë të së kaluarës? Shkruani “Atari Breakout” në Google Images dhe loja do t'ju shfaqet papritur.

7. Riorganizoni kërkimin tuaj


Keni rezultate të pakta kërkimi, duke mos shfaqur atë që kërkoni? Nëse vendosni një shenjë minus (-) para fjalës, Google do ta përjashtojë atë fjalë nga kërkimi. Kjo i bën rezultatet tuaja të kërkimit më të kuptueshme dhe më specifike.

8. Konverto si profesionist


Kilometrat, miljet, jardët, ju vini emrin dhe Google do t'ua konvertojë. Shkruani gjatësinë që dëshironi të konvertoni dhe Google do të bëjë të gjitha llogaritjet.

9. Shikojeni pak ndryshe ekranin


Për këtë truk nuk ka nevojë për praktikë, por është interesante. Pjerrësoni ekranin tuaj duke shkruar fjalën “Tilt” (Pjerrësoj).

10. Monitoroni diellin


Doni të dini se kur lind e perëndon dielli në qytetin tuaj në çdo kohë? Mjafton të shkruani në Google Search “Sunrise in Tirana” (Lindja e diellit në Tiranë) dhe do ju shfaqet ora.

11. Llogarisni faturat


Shkruani shpejt “tip calculator” në Google dhe në sekondë, duke llogaritur faturën e saktë të ushqimit tuaj, bazuar në një përqindje të personalizuar dhe numrin e personave për darkë.

12. Kërkoni për foto të veçanta


Keni parë foton e një ushqimi të shijshëm në Pinterest, por nuk e dini cila është receta? Apo keni gjetur një foto të mrekullueshme lundrimi në Facebook, por nuk dini se ku ndodhet? Duke përdorur Google’s Reverse Image Search, përdoruesit mund të tërheqin pamjen në shiritin e kërkimit. Ajo do të lokalizojë burimin origjinal të fotos, duke u dhënë dhe informacionin e nevojshëm.

13. Rrotulloni një monedhë virtuale


Keni vendime të vështira. Shtyp ikonën e mikrofonit, ose shkruaj në shiritin e Google Search “flip a coin” ose “heads or tails”. Google do të rrotullojë një monedhë në vendin tuaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama