13 gjera qe nuk i dinit per Henen e plote

13 gjera qe nuk i dinit per Henen e plote

Përtej supersticioneve, Hëna e plotë shpie në rritje të kriminalitetit. Jonathan Brown dhe Rebeca Bowle kanë hedhur dritë mbi këtë fenomen të rrallë qiellor.

1. Faza e Hënës së plotë ndodh atëherë kur ajo është në anë të kundërt me Tokën nga Dielli, si dhe kur të tre planetët vendosen në një vijë të drejtë. E parë nga Toka, ana më e afërt e Hënës ndriçohet plotësisht nga Dielli, duke i dhënë pamjen e saj rrethore.

2. Ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë, që ana e errët e saj -hemisfera në anën e kundërt të Diellit, të errësohet plotësisht.

Eklipsi i Hënës (i shkaktuar nga kalimi i hijes së Tokës përmes hemisferës së ndriçuar) ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë.

4. Sipas një studimi të spitalit Bradford Royal, mundësia për t‘u kafshuar nga ndonjë qen gjatë Hënës së plotë, është dy herë më e madhe. Sipas këtij studimi, janë regjistruar 1621 raste të kafshimit nga qeni midis viteve 1997 dhe 1999. Por një tjetër studim i bërë në Universitetin e Sidneit në Australi, rezultoi se nuk kishte lidhje mes gjendjes së Hënës dhe kafshimit të qenve.

5. Gervaisi i Tilburit, një avokat i së drejtës kishtare në shekullin e 13-të, ishte i pari që lidhi procesin e Hënës së plotë me transformimin në një njeri-ujk. Filozofi Gottfried Leibniz, e përshkruan si “budallallëqe të treguara nga njerëzit.

6. Hëna bëhet e plotë çdo 29.5 ditë- e cila është edhe kohëzgjatja e një cikli të plotë të Hënës.

7. Është i njohur fakti se cikli menstrual femëror ka lidhje me procesin e Hënës së plotë. Sipas një teorie, meshkujt parahistorikë shkonin në gjueti, gjatë periudhës që gratë ishin me cikël, për shkak të tabuve që lidheshin me gjakun. Koha më e leverdishme për të shkuar në gjueti ishte gjatë Hënës së plotë dhe mënyra më e mirë për të bindur mashkullin që të kthehej me ushqim, ishte shpresa për seks.

8. Neopaganët ndiqnin një ritual të përmuajshëm, që bazohej rreth Hënës së plotë dhe quhej Esbat. Termi lidhet me shkrimet kundërshtuese të antropologut Margaret Murray.

9. Procesi i dytë i Hënës së plotë, që ndodh në një muaj kalendarik, quhet Hëna Blu. Rasti i fundit është parë më 31 maj 2007. Ky fenomen i veçantë ndodh mesatarisht një herë në 3 vjet.

10. “Blue Moon” (Hëna Blu), e cila është shkruar nga Richard Rodgers dhe Lorenz Hart në vitin 1934, u bë një baladë standarde, e cila u këndua më vonë nga këngëtarë si Frank Sinatra dhe Bob Dylan. Versioni më i famshëm është regjistruar nga banda “Marcels” në vitin, 1961 duke shitur më shumë se një milionë kopje.

11. Shkalla e baticave në botë është në maksimum gjatë Hënës së plotë, atëherë kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë. Marinarët e njohin efektin si baticat pranverore.

13. Muaji i vetëm, gjatë të cilit nuk ndodh procesi i Hënës së plotë është shkurti. /express/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama