Kieneastes Vitori Çeli i është rezervuar data 23 mars, kur do të projektohen dokumentarët “Prite, prite t 1983, “Vajzat e Skënderbenë” i viti metalurgjisë” prodhuar në vitin 1977, si dhe “Banorë të rinj buzë Jonit” realizuar në 1976.
Prodhimtaria kinematografike e Xhanfise Kekos dhe Adriana Elinit do të prezantohet në datën 30 mars me veprat “A, B, C...Zh” prodhuar në vitin 1971, dokumentari “Çdo vijë vizatimi” i realizuar në vitin 1984, si dhe një dokumentar tjetër kushtuar Kolë Idromenos, realizim i viti 1987.
Dokumentari “A..B...C..ZH” është i Xhanfise Kekos, ndërsa filmat “Çdo vijë një vizatim” dhe “Kolë Idromeno” janë vepra të Adriana Elinit në bashkëpunim me skenaristen Shpresa Vreto dhe montazhieren Dallandyshe Baboçi. Aktivitetet u çelen më 2 mars me tre filma dokumentarë të regjisores Marianthi Xhako (Qemo): “Qyteti i 1000 dritareve” (1959), një dokumentar me të cilën Xhako mbrojti diplomën në BS, si edhe “Reportazh nga Shishtaveci” (1967) dhe “Mjekja e fshatit” (1975). Ndërsa data 9 mars i ishte kushtuar regjisores Donika Muçi. Në këtë ditë u shfaqën dokumentarët “Shtjefën Gjeçovi”, prodhim i vitit 1985, “Qyteti kështjellë” realizuar në vitin 1990, si dhe dokumentari tjetër me titull “Mozaikët”, realizuar në 1980. Hyrja është e lirë. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ndodhet në Rr. "Aleksander Moisiu", 76/1.
Tel.: +355 4 364970, emai