Shtrigat e Salemit se shpejti ne TK

'Shtrigat e Salemit' se shpejti ne TK
Premiera e dramës “Shtrigat e Salemit” e dramaturgut të njohur amerikan Artur Miller pritet të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë nga fundi i marsit. Kjo dramë vjen nën regjinë e Spiro Dunit si një dramë pa kufij. Megjithëse Miller përshkruan një atmosferë të viteve 1700 inskenimi i Dunit fokusohet në marrëdhëniet e individit në këtë botë kaq të egër, përpjekjet që kanë bërë njerëzit në kohëra të çuditshme për tu ndarë nga klasa duke qenë individë. Artisti i njohur Timo Flloko do të luaj personazhin e rëndësishëm të dramës John Proctor. Krahas Fllokos në kastën e aktorëve janë zgjedhur Drita Pelinku, Vasian Lami, Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Eni Jani dhe aktorë të tjerë. “Shtrigat e Salemit” në titullin origjinal “The Crucible” është një nga dramat me të arrira dhe të suksesshme të Millerit

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama