“Muji vret Paun Harambashin”

nji çardak për vete p'e mbaron
bjeshkve dhentë sa mirë po jua l'shon
Shih, prej Mujit frika e kish ngranë
mos ndoj sherr, po, Muji ia mbaron!
digjo ç'bani Paun Harambashi
-Pse nuk çohem, - tha, - me u veshë e me u mbathë
me ra, - tha, - te kroni i Jutbines?
Mos pa shoke at’Mujin e zatet
n’mujsha pushke hajnisht une me ia dhane

ia la vetes, po, edhe nji nam
Veshet shpejt Pauni u shtrengua
per mejdan sa mire qe asht gatue
Pse asht shka, hakun mos me ia ngrane
shume ish’ qene Pauni trim me nam
Si vetima te kroni po shkon
fsheke vracin ne pyllin e zi
edhe vet n’zhavarr sa mire ka hi
shih sa mire ne zhavarr asht palua

pritke shkjaku Mujin per me shkua
Ngjoni shkoke aty c’ka asht mbarua
tridhete cika ne kambe ishin cua
shkuen te kroni t’shkretat uje me marre
c’po u prijke Ajkuna e Bardhe
I lane fjalet te kroni po shkojne
me e mbushe kanatata po fillojne
dhe kanatat sa plot i kane mbushe
Duel Pauni bash sikur arushe

Shih Pauni cikave u bertet
me kamxhik ka nise e po i prek
permbi tesha gjakun po jau qet
bash si kingjat po i fillon perpjet
te cardaku horri po i qet
Kur ia mbrrini nje plak me gjok te bardhe
ish hajvani, po, si shpend i bardhe
Prej zhavarri Pauni kish dale
edhe plakut gjokun ia kish ndale

e rrxoi plakun, krej e ka llomite
i ra cizme e ia then brinjte
e la plakun, gjokun ia kish marr
Shih, nji leter Pauni mbaroi
n’Jutbine Mujit letren, po, ia coi
po ne leter Pauni c’po thote?
-Ku je, Muje, he, zoti ty te vrafte!
Nam te madh dynjaja per ty ban
nuk ka krajl haraci qe ta pa

Por nuk asht per ty, Muje, qysh kane thane
qe, une bjeshken, Muj-o ta kam zane
pa travnine une ty po t’i lshoj gjane
A s’te vjen marre, o Muje - i kish thane
Sa tue qeshe ai Muji qenka cua
po i bertet asaj te lumes grua
-Kafe t’zeze e duhan me m’gatua
Cohet Muji kadale asht shtrengua
e p’e merrke at’gjokun e bardhe

e i hipi Muji atit ne shale
Kur pa gjoku bjeshken qe ka marre
sa p’e rrehke, po, fushen me kambe
sikure rrfeja bjeshkes i dha gjame
te cardaku ushtima po shkon
Drodh Pauni, Ajkunes i ka thane
- Qe, kaq kohe ne bjeshke une jam
kurre per t’kthjellet nuk kam ndie gjame!
-Nuk asht gjame, - Ajkuna i ka thane –

tash, po ngjet, asht nise baci me ardhe –
Kah cardaku gjokun Muji e con
i dripi gjokut e pushim p’e ban
ish zhegite e gjoksin p’e zbulon
Prej cardakut Pauni shikon
nis Ajkunes ai e i ka thane:
-Qysh m’u vesh Muji n’ngiq t’zi?-
Krejt ne lesh ai trupin qysh me e shti? –
Shih sa gaz Ajkuna ka perpi

-Po t’rrejne syte, Paun, e s’je kah di
Baci Muje s’asht vesh n’ngiq te zi
asht i leshtun gjoksit bytevi
asht i leshtun ne gjoks e ne krah
si asllani qe del neper mal
A ia sheh, Paun, vetlla e mustake?
Shihja syte, Paun, si i jane pergjake!
-Digjo ktej, Paun, - Muji kish thane –
Kollaj asht , - tha, - me lidhe fmi e pleq

Kollaj asht, - tha, - cika me grabite
Kollaj asht – tha, - pleq ne llom me qite
Del mejdanin me nda me kreshnike!
A po cohesh mejdanin ta ndajme? –
i tha Muji e hipi n’gjok te bardhe
- Ndiqem prapa, Paun! – I kish thane
Nisi gjokun lendines Muji me ike
shih, permbas Pauni ia ka nise
Kush me e zane at gjokun, po, te bardhe?

Si shpend me krahe vrapin e kish marre
Kur e ngjoi Pauni me gjilit
ishte gjoku sa fort i shperdhite
n’te dy gjunjet gjoku ish qene pase rrxue
mbi krye Mujit gjiliti i ka shkua
e tri bjeshke, tha, po, i kish kalua
Kur a dredhe, - tha, Pauni, me ike
fort p’e gjuejke Muji me gjilit
bash si rrfeja gjilit ia ka ngjite

po kish ndeshe gjiliti ne celik
Qatehere trimat shpatat i kane qite
qafa-qafa atllaret kane afrua
t’madhe Muji sa iu ka gerrmua
- Sjell perpara, Paun, c’je tmerrua?!-
Shume i djathte kish qene, po, Muji vete
me shpate shpaten sa mire po ia prêt!
Jane thye shpatat edhe jane coptua
prej atllareve t’dy n’lendin jane gjua

gjoks per gjoks, po trimat jane zatete
tre sahate, po kane dredhe e kan zhdredhe
prishe e kane ate mejdanin krejt
thoshje laver asht ba, qe, tri vjet
N’kokerr t’shpines Muji e ka gjua
e lendines zharg shkaun p’e ngrehka
me i cope shpate, - tha, - kryet po i prejka
Kshtu m’kane thane, atje une nuk jam kane
s’asht cudi, se trimat gjithcka bajne.



Shpjegime:
Harambashi – Kapedan i krajlise Harambash ka kuptimin – Kryehajdut
telqi – shtroje lekure qe vihen ne shale te kalit
sejmene – roje
cardak – ketu me kuptimin e cadres
zatet – e ndesh, e takoj
palua – eshte fshehur
zhavarr – lloj bime barishtore
kanatat – ene prej balte; shtambe
bash – tamam
kingjat – qengjat
llomite – e ka dermuar, e ka perbaltur
travnine – pa taks, pa pagese
marre – turp
gjame – ketu ka kuptim potere e madhe, bubullime
drodh – u kthye
baci – vellai (me perkedheli, por edhe nderim per me te moshuar)
dripi – zbriti
zhegite – e kishte zene vapa
ngiq – nje lloj veshjeje me lekure deleje te zeze
bytevi – krejt, i/e gjitha
gjilit – shtize e shkurter, me çomange ne njeren ane, si topuzi
shperdhite – i shkathet, i ushtruar
*shume i djathte – i shkathet, i shpejte
gjua – u hodhen, u turren ne lendin
laver – toke e punuar

Pushka ne kete kenge eshte nje element qe eshte shtuar me vone, duke e kenduar kengen brez pas brezi. Nje element tjeter historik ne kete kenge eshte organizimi i dylyftimit. Sipas rregullave te asaj kohe, caktohej me short se kush do te iket e kush do te qellonte i pari. Ky i fundit kishte me shume mundesi per te fituar. Ne kete kenge, Muji ia le vullnetarisht kundershtarit kete mundesi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama